Në akademinë përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se liria i ka rrënjët të dëshmorët e kombit.

Kurti ka pohuar se Prekazi është vendi prej ku merret frymëzimin për të punuar për vendin tonë.


"Liria jonë i ka rrënjët të dëshmorët e kombit. Tek gratë dhe burrat që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë tonë e mbi të gjitha nga Jasharët. Ne duhet të mirëmbajmë trungun që del prej këtyre rrënjëve e që është shteti, degët që dalin prej trungut e që janë institucionet e organet shtetërorë, gjethet që bëjnë pemët e që janë partitë politike dhe organizata të ndryshme në vend, kurse frytet janë mirëqenia që duhet të ndahet e shpërndahet tek qytetarët. Prekazi është vendi prej ku ne marrim frymëzimin për të punuar për vendin tonë", ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.

22-vjetori i Epopesë së UÇK-së, është duke u shënuar me aktivitete të ndryshme./Telegrafi/

88309070 137338740944977 864546203373666304 n

88347117 199829331091291 114730383341256704 n