LAJMI I FUNDIT:

Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin

Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se sundimi i ligjit është gurthemeli i qeverisjes demokratike, stabilitetit ekonomik dhe konfidencës së investitorëve.

Në një deklaratë të fundit, Oda ka nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor të fortë dhe të pavarur, i cili është i lirë nga ndërhyrjet politike. Sipas Odes Ekonomike Amerikane një sistem i tillë është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimin publik.

“Një sistem i fortë dhe i pavarur gjyqësor, i lirë nga ndërhyrja politike, është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimit publik. Zbatimi konsistent dhe i paanshëm i normave juridike jo vetëm që mbron demokracinë, por gjithashtu promovon një mjedis të parashikueshëm afarist, të nevojshëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike”, thuhet në njoftim.


Oda Ekonomike thekson se respektimi i kornizës ligjore, sipas saj, nuk është vetëm një obligim kushtetues, por një parakusht themelor për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik.

Në këtë kuadër, Oda Ekonomike i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të bashkëpunojnë plotësisht me organet gjyqësore dhe të sigurojnë që hetimet dhe ndjekjet penale të kryhen në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë.

“Ligji përcakton detyrën e institucioneve dhe zyrtarëve publikë për të bashkëpunuar në plotni në procedurat penale. Çfarëdo pengimi i drejtësisë, duke përfshirë ndërhyrjen në hetime apo mosrespektimin e obligimeve ligjore, përbën shkelje serioze të ligjit si dhe dobëson integritetin e institucioneve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimim e Odës.

Duke u ndërlidhur me rastin e mosparaqitjes së kryeministrit Albin Kurti në Prokurori, Oda Ekonomike ka theksuar se refuzimi i cilitdo individ, pavarësisht pozitës, për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës.

“Kodi Penal, përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar. Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës”, thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me hetimet e Prokurorisë Speciale për abuzimin e mundshëm të autoritetit në rastin e rezervave shtetërore, Oda Ekonomike Amerikane i ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë që të respektojnë plotësisht procesin ligjor dhe të bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore.

Oda ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës është një përgjegjësi e përbashkët, e cila kërkon angazhimin e palëkundur të të gjitha degëve të qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Në përfundim, Oda Ekonomike Amerikane ka bërë thirrje për një angazhim të palëkundur ndaj sundimit të ligjit si një parakusht për përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës dhe konsolidimin e saj demokratik.

” Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë hisedarëve politikë që të respektojnë normat ligjore, të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojnë që asnjë individ nuk është mbi ligjin” përfundon deklarata e Odes Ekonomike Amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

Lajme
Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Politikë
Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Lajme
“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Drejtësi
Kalo në kategori