Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot se posa të fillojë punën Kuvendi do ta zgjedhin Qeverinë e re.

Kjo deklaratë e Kurtit erdhi kur u pyet nga KosovaPress për mundësinë e formimit të një qeverie të përkohshme – ide e propozuar nga partnerja e tij e koalicionit dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.


“Ne jemi Qeveria në detyrë. Posa të fillojë punën Kuvendi, e zgjedhim qeverinë e re. Unë jam në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar. Pra është më shumë sesa është dashur. Herën e parë ishte më pak se sa është dashur, herën e tretë do të jetë tamam”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/