Kurti me kritika të ashpra: Prokuroria ka bërë shkelje në rastin e Rozeta Hajdarit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke theksuar se i beson plotësisht ministres dhe se çdo deklaratë e saj është e saktë.
Në një intervistë për “Politiko”, Kurti ka thënë se Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje në këtë rast, dhe jo ministrja Hajdari.
Ai gjithashtu ka deklaruar se, si kryeministër, merr përgjegjësinë e plotë për çdo çështje që lidhet me ministrat e tij.
“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën për media, pas ngritjes së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat. Por natyrisht marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari,” tha Kurti.
Ky reagim vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres Hajdari, ndërsa kryeministri synon të qartësojë qëndrimin e tij dhe mbështetjen ndaj kabinetit të tij qeverisës.

















































