LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar jashtëzakonisht të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, ka shkruar Kurti.


Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen
Lexo po ashtu Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Kjo marrëveshje do të jetë e shtrirë në katër pika: Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori