Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur të premten tenderin për fazën I të projektit kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”. Përmes këtij projekti synohet të rrisë kapacitetin e prodhimit dhe të ndikoj në përmirësimin mjedisor të Njësisë A3.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se përmes këtij investimi do të shtojnë dukshëm furnizimin me energji e po ashtu do të dyfishohet edhe prodhimi vjetor.
Ai ka theksuar se pas rehabilitimit e modernizimit synohet që kapaciteti i A3 do të arrijë në 215 megavat nga rreth 100 deri në 140 që sillet aktualisht.
“Prej se ka hyrë në punë në vitin 1970 Blloku A3 nuk ka ndalur prodhimin, përveçse për remonte dhe kujdesin e domosdoshëm për kapacitetin e prodhimit. Sot shënojmë fillimin e një projekti të jashtëzakonshëm të kujdesit për termocentralin Kosova A, rehabilitimi, dhe modernizimi i Bllokut A3 si dhe ripërcaktimi i qëllimit të KEK-ut për të ardhmen që na pret. Projekti i rehabilitimit dhe modernizimit të A3 i shërben kësaj strategjie duke përthekuar çdo cep të dilemës energjetike. Ky investim synon të rrisë kapacitetin e prodhimit dhe të përmirësojë efektshmerinë mjedisore të njësisë A3 e cila aktualisht prodhon një pjesë të rëndësishme të energjisë elektrike në Republikën tonë. Përftimet do të jenë të shumëfishta, po ja zgjasim jetën Bllokut A3 për 20 vjet, ose 150 mijë orë pune. Po rrisim kapacitetin që sot sillet rreth 100 deri në 140 megavat, pas rehabilitimit të modernizimit synojmë që kapaciteti i A3 do të arrijë në 215 megavat”, deklaroi Kurti.
Ai tha se me mbi 137 milionë euro ky projekt është investimi më i madh në kapacitetet gjeneruese në KEK që nga ndërtimi i termocentraleve katër dekada më parë, raporton KP.
“Po rrisim disponueshmerinë kohore duke shtuar orë të punës, A3 sot është në gatishmëri pune rreth 5 mijë e 400 orë në vit. Rehabilitimi e modernizimi do të ja mundësojë të operojë për 7 mijë e 700 orë gjatë vitit, duke shtuar dukshëm kësisoj furnizimin me energji.
Po e dyfishojmë prodhimin vjetor, A3 prodhon sot rreth 700 mijë megavat orë, pas rehabilitimit e modernizimit do të arrijë në 1 milion e 500 mijë megavat orë. Po përmirësojmë efikasitetin mjedisor për të prodhuar 1 megavat orë energji A3 sot konsumon rreth 1.5 deri 1.6 ton thëngjill, pas rehabilitimit do të nevojiten 1.15 ton thëngjill. Për te njëjtën energji të prodhuar, A3 rehabilituar do të përdor gati 30 për qind më pak thëngjill… Me mbi 137 milionë euro ky projekt është investimi më i madh në kapacitetet gjeneruese në KEK që nga ndërtimi i termocentraleve tona katër dekada më parë”, shtoi Kurti.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nënvizoi se vitet e ardhshme do të jenë sfiduese, pasi siç tha ajo, një kohë termocentralet do të jenë jashtë funksionit. Megjithatë, ka shtuar se rezultatet e procesit rehabilitues të termocentralit do të jenë pozitive.
Derisa, pozitive këtë investim e shohin edhe nga KEK. Sipas tyre, e ardhmja energjetike do të jetë më e qëndrueshme dhe e sigurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze