LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, është në duart e deputetëve ndryshimi i Ligjit për Automjete

Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, është në duart e deputetëve ndryshimi i Ligjit për Automjete

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që të dërgoj në Kuvendin  eKosovës mendimin në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare”, shkruan Kurti.


Ai u shpreh se “Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta”.

“Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, shtoi ai.

Kryeziu: Po e largojmë homologimin e veturave si detyrim
Lexo po ashtu Kryeziu: Po e largojmë homologimin e veturave si detyrim

Ndryshe, me këtë vendim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Një vendim tjetër që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë është edhe themelimi i grupit punues ndërinstitucional për rishikimin e strategjisë së sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2030”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, këto vendime krahas atij për lehtësimin e masave antiCovid-19, i vlerësoi si shumë të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori