Kryeministri i vendit Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati sot kanë vizituar Doganën e Kosovës, ndërsa theksoi se doganat janë thelbi i sigurisë së vendit.
Kurti përmes një konference për media u shpreh se këtë vit Dogana e Kosovës ka konfiskuar në vlerën prej pesë milionë euro.
Ai po ashtu bëri të ditur se të hyrat e gjithëmbarshme për vitin 2021 janë më të mëdha se sa në vitin 2020.
Sipas tij, për gati 14 për qind janë rritur të hyrat këtë vit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Kjo vizitë e jona në njërën anë është falënderim e mirënjohje drejtorit dhe udhëheqjes së Doganave të Kosovës. Policia dhe Doganat e Kosovës janë thelbi i sigurisë publike në Kosovës. Kjo vizitë e jona nuk ka të bëjë me të tashmen dhe të kaluarën por shprehje gatishmëri për mbështetje në vijim. Përderisa në vitin e kaluar kemi pasur konfiskime në vlerën 2 milionë euro, në këtë vit kemi konfiskim pesë milionë euro. Të hyrat e gjithëmbarshme në vitin 2021 janë mbi 30 për qind më shumë se sa vitin 2020. Edhe besueshmëria për doganat e Kosovës është rritur”, tha Kurti.
Po ashtu, sipas tij edhe një studim i Bankës Botërore ka treguar që koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh.
“Një studim i Bankës Botërore ka treguar që edhe koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerën 36 për qind për import dhe 16 për qind për eksport, krahasuar me matjet paraprake. Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin për doganat nuk ka shpërfaqur asnjë gjetje. Me këto të dhënat e doganës ndjehemi të sigurt…”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës