LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dialogun e kemi kthyer nga takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës, në proces transparent

Kurti: Dialogun e kemi kthyer nga takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës, në proces transparent

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria ka kthyer dialogun me Serbinë nga “takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës”, në një proces transparent i cili njohjen reciproke e ka në qendër të saj.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për politikën e jashtme.

“E kthyem dialogun nga takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës në një proces transparent që e ka njohjen reciproke në qendër të saj. Në këtë mënyrë Serbia është ç’armatosur në luftën e saj kundër Kosovës”, u shpreh shefi i ekzekutivit para deputetëve të martën.


Duke lavdëruar punën e qeverisë së tij, Kurti shtoi se kanë nënshkruar 85 marrëveshje ndërkombëtare dhe teknike si dhe kanë nisur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtete të reja.

Mes tjerash, Kurti bëri të ditur se ka nënshkruar një rregullore të re për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, “e cila do t’i përgjigjet nevojave të kohës”.

“Ky institucion ende rregullohet me ligjet të cilat janë miratuar në kohën kur është themeluar. Së shpejti MPJD do të funksionojë me ligje e rregullore që i përgjigjen nevojave të kohës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori