Kurti dhe Nagavci pjesë e përurimeve të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës

Janë përuruar investimet në Shkollën Fillore dhe të Mesme e Ulët, “Metush Krasniqi” në Roganë të Komunës së Kamenicës, me çrast mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti, për këto investime të bëra në vlerë prej 1 milion euro, në pjesën e jashtme si dhe në inventor, tha se do të krijojnë kushte të shkëlqyera për 197 nxënësit, si dhe stafin prej 39 punonjësve arsimorë dhe profesionalë.
“Me vlerë prej mbi 1 milion euro, ky projekt përfshinë përmirësime të thella në hapësirat e brendshme, në vlerë prej 850 mijë euro dhe 165 mijë euro për pjesën e jashtme të shkollës, si dhe 36 mijë euro për inventarin e ri për mësim cilësor”, njoftoi kryeministri Kurti.
Tutje shtoi më tej ai, MAShTI dhe Komuna e Kamenicës do të ndërtojnë në këtë komunë edhe dy çerdhe të reja, përfshirë një në Roganë dhe tjetra në Koretinë në vlerë prej 741 mijë euro, e cila është duke u ndërtuar dhe pritet të hyjë në funksion shumë shpejt.
Pas prerjes së shiritit dhe përfundimit të fjalës, kryeministri Kurti pa nga afër ambientet e brendshme, ekspozitën me punimet e nxënësve të shkollës të prezantuara në hollin e kësaj shkolle si dhe kabinetet ku ndoqi performancën e nxënësve.
Ndërsa, pjesë e përurimeve ishte edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
“Jemi sot bashkë këtu, është kënaqësi po aq sa edhe përgjegjësi; kënaqësi, sepse po përurojmë objektin e ri të shkollës “Metush Krasniqi” dhe përgjegjësi, sepse si Qeveri dhe Ministri mundohemi që të kryejmë më së miri detyrën tonë duke qenë pranë jush dhe krijuar kushte për arsim cilësor”, tha Nagavci.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se fokus i kësaj komune do të mbetet arsimi, prandaj edhe investimi në këtë shkollë ka qenë i domosdoshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës