Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Ndërsa Kurti, para se të hynte në Kuvendi i Kosovës, konfirmoi se do të zhvillohet një takim, derisa përmendi edhe përpjekjet për të zgjedhur presidentin javën e ardhshme.


“Tash po shkojmë në takim; ne vazhdojmë dhe i maksimizojmë përpjekjet në mënyrë që javën e ardhshme të kurorëzohet me sukses”, tha ai.

Derisa duke hyrë në Kuvend, Hamza tha shkurtimisht përpara mediave se po takohen për të biseduar për situatën aktuale politike.

“Tema e diskutimit është situata aktuale politike”, ka thënë Hamza, pak ditë para afatit të fundit për të zgjedhur presidentin/en e ardhshme të vendit.

Të dy kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ndërsa takimi ishte planifikuar në orën 16:00. Ky është takimi i dytë i tyre për këtë temë.