LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Çmimi i energjisë elektrike është vazhdimisht në rritje, kursejeni atë

Kurti: Çmimi i energjisë elektrike është vazhdimisht në rritje, kursejeni atë

Në mbledhjen e 48-të, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përveç shumë temash për të cilat ai foli, ishte edhe energjia elektrike.

Kurti tha se edhe pse kanë ndarë 100 milionë euro për të ulur çmimin e energjisë, çmimi është në rritje vazhdimisht.

“Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje”, tha Kurti.


Gjithashtu, ai theksoi që të mos kemi gjendje të rëndë në dimër duhet të kursejmë energjinë elektrike.

“Prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, deklaroi ai. /Telegrafi/