“Ne besojmë që Kosova do të jetë shtet plotësisht sovran me të drejtën që të bashkohet me Shqipërinë. Natyrisht që duhet të bisedojmë me qeverinë në Tiranë për këtë. Pengesë e kemi nenin 1.3 të Kushtetutës që na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi i shqiptarëve, është kufi i Jugosllavisë dhe Serbisë. Dhe, mendoj që nuk duhet të hezitojmë ta themi hapur këtë gjë. Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë unë nuk e shoh si diçka që shkakton luftën e tretë ballkanike. Por, në mënyrë paqësore dhe demokratike, pra me referendum, me bashkëpunimin e dy qeverive, ne do të mund të banim këtë. Jo për inat të të tjerëve, por gjithsesi për të mirën tonë. Bëhemi treg më i madh, i kombinojmë resurset njerëzore, pasuritë natyrore e kështu me radhë. Besoj që demokracia do të jetë shumë me e fuqishme atëherë kur të jetë me një popullsi le te themi gati shtatë-milionëshe. Më shumë popullsi e kalojmë edhe nepotizmin si kulturë, sepse arrihet impersonalja, arrihet anonimiteti i qytetarëve të shtetit dhe demokracia si vullnet i shumicës bëhet më i kollajshëm”, ka thënë Kurti. /VoA/