LAJMI I FUNDIT:

Kurthi i komedianëve rusë për Kurtin, eksperti i sigurisë: Luftë hibride ndaj Kosovës – të forcohen masat e sigurisë

Kurthi i komedianëve rusë për Kurtin, eksperti i sigurisë: Luftë hibride ndaj Kosovës – të forcohen masat e sigurisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në shkurt të këtij viti, dy ditë pas zgjedhjeve u bë cak i një rrengu nga dy komedianët e njohur rus, Vovan dhe Lexus.

Këta dy të fundit zhvilluan një bisedë telefonike me Kurtin, duke u paraqitur si presidenti i Letonisë.

Lidhur me këtë rreng që ra pre kryeministri në detyrë, Arben Dashevci, ekspert i sigurisë në një prononcim për Telegrafin e vlerësoi këtë ngjarje si “mësim të madh” për institucionet e Kosovës dhe theskoi nevojën për një rritje të vigjilencës në sigurinë e komunikimeve.


Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë
Lexo po ashtu Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Dashevci u shpreh se ky incident nuk ka cenuar sigurinë apo diplomacinë e Kosovës, pasi sipas tij është rast i përsëritur.

“Rasti me mashtrimin e dy komedianëve nga Rusia është rast i përsëritur. Ka ndodhur me shumë personalitete botërore si Boris Johnson, Recep Tayipp Erdogan,Camala Haris, Hillary Clinton dhe shumë personalitete tjera. Sipas mendimit tim në rastin tone nuk e ka cenuar sigurinë,ose diplomacinë, nuk ka pasur diçka më shumë pos që është thënë edhe publikisht. Por është dhe duhet të shëbej si mësim i madh për institicionet tona për linjat e sigurta(Secured calls)”, ka thënë Dashevci.

Më tej, ai theksoi se incidentet e tilla janë një pasqyrë e luftës hibride që Kosova ballafaqohet çdo ditë, e cila shpesh përfshin dezinformata, propaganda dhe sabotime të organizuara nga shtete si Rusia dhe Serbia.

Arben Dashevci – eksperti i sigurisë

“Kosova duhet të mbrohet me mjetet e saj teknologjike që ka në dispozicion dhe të luftojë dezinformimin me të vërtetën”, tha Dashevci.

Në lidhje me këtë, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të dhe kërkimin e ndihmës nga aleatët strategjikë të Kosovës, si Bashkimi Evropian, kur kjo është e nevojshme.

“Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga aleatët strategjikë për të përballuar këto kërcënime”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë gjithashtu foli për rolin e shërbimeve sekrete, veçanërisht të atyre ruse, të cilat përdorin metoda të tilla për të njollosur personalitetet dhe vendet demokratike.

Sipas Dashevcit, është e qartë se këto veprime janë pjesë e një strategjie hibride të Rusisë, që ka përdorur shërbimet e saj sekrete, siç ishte dikur KGB dhe tani FSB, për të krijuar tensione dhe për të minuar demokracitë.

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit
Lexo po ashtu Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

“Këto janë veprime armiqësore dhe tendencioze me një luftë hibride ku shërbimi sekret rus që nga koha e BRSS me veprime të tilla armiqësore ndaj vendeve te ndryshme demokratike. Përmes shërbimit sekret KGB dhe tash FSB kanë për qëllim njollosjen e personaliteteve dhe vendeve demokratike. Ky mashtrim mendoj unë që nuk e dëmton imazhin e Kryeministrit dhe vendit tonë në tërësi. Ky mashtrim është tentim për dëmtim të proceseve pozitive në Republikën e Kosovës”, tha Dashevci për Telegrafin.

Në fund, Dashevci theksoi se “protokolli që merret me këto punë duhet të jetë vigjilent dhe i përgatitur për këto situata”.

Ai bëri thirrje për një përmirësim të masave preventive dhe theksoi se duhet të merren masa para çdo takimi ose bisede të mundshme. “Vigjilenca nuk ka alternativë”, tha ai.

Ndaj këtij rrengu që ra pre kryeministri në detyrë Albin Kurti, pati reagime të shumta nga ana e opozitës, të cilët theksuan se më shqetësuese është përmbajtja e bisedës sesa vet rrengu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Lajme
Kalo në kategori