LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen në Prishtinë anëtarët e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Mblidhen në Prishtinë anëtarët e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Sot, Prishtina ishte nikoqire e mbledhjes së anëtarëve të Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, në të cilën u mirëpritën Kryetarët dhe përfaqësuesit e drejtorive përkatëse të Komunave dhe Bashkive anëtare të Unionit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një shënimi në Facebook ka dhënë detaje për temat që u biseduan në këtë takim.

Ai ka thënë se nën moton “Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit”, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë drejtim.


“Projekte të shumta janë realizuar deri më tani në kuadër të UBShR-së, dhe shumë të tjera presin realizimin në të ardhmen e afërt, për të cilat u zotuam së bashku në këtë takim”, shtoi Rama.

“Të mirat që ofron natyra janë të pazëvendësueshme për shëndetin fizik e mendor të qytetarëve tanë. Andaj, çfarëdo lloj investimi që e ruan, promovon dhe e sjell natyrën më afër nesh, e që vepron në harmoni të plotë pa e dëmtuar atë është vlerë e shtuar shoqërore për të gjitha trevat shqipfolëse kudo”, vijoi tutje Rama.

I pari i kryeqytetit ka thënë se mirëpresin bashkëpunimin e vazhdueshëm për të mirën e qyteteve tona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori