Kur yjet e futbollit ia shesin shtëpitë njëri tjetrit - Neymar e bleu nga Ronaldinho, Coutinho prej Fabregas (Foto)

Nuk është më sekret që lojtarët pas transferimeve të tyre kërkojnë shpija të shtrenjta për të jetuar.
Nga Neymar që bleu shtëpinë e Ronaldinhos te Wilfried Bony që bëri biznes me Jesus Navasin.
Krejt kjo përmbledhje është bërë prej se ylli i ri i Manchester United, Alexis Sanchez, kërkon ta blejë shtëpinë e Carlos Tevez që blen mbi 4 milionë euro.
SunSport ka zgjedhur disa situata kur yjet e futbollit kanë bërë biznes mes vete me shtëpitë që i posedojnë.
Philippe Coutinho nga Cesc Fabregas
Pas transferimit te Barcelona, për ish yllin e Liverpoolit, Coutinho, ishte përkujdesur Luis Suarez që ai të behet me shtëpi të re.
Braziliani nuk e kishte idenë që shtëpia ku qëndroi aktualisht ai ka qenë pronë e yllit të Chelseat, Fabregas.
Dyshja ka luajtur së bashku te Manchester City dhe e kanë ndarë së bashku një shtëpi.
Shtëpia ka qenë e madhe dhe dyshja kanë paguar një qira të madhe.
Legjenda e Liverpoolit, Souness, që tani është analist në Sky Sports.
Ai shtëpinë me pesë dhoma të fjetjes ia ka dhënë me qira Gael Clichyt. Clichy ka paguar 12500 funte.
Ish mesfushori i Manchester United, Schneiderlin, kishte marrë me qira nga Neville, banesën trekatëshe.
Banesa e tij gjendet në katet 44, 45 dhe 46.
Neymar nuk ka humbur kohë pas transferimit të Paris Saint-Germain për tu bërë me shtëpi serioze.
Ai ka marrë me qira shtëpinë e legjendës tjetër braziliane Ronaldinho për 12800 funte në muaj. /Telegrafi/




























































