Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin
![Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Screenshot_12-14-780x439.jpg)
Pavarësisht se Acromax përfaqëson si partner i certifikuar denjësisht më shumë brande muzikore, ndër ta dhe ArkivaShqip, si edhe shumicën e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë ka ngelur pyetja që shumë vite se kur do të jetë e mundur që artistët dhe televizionet të kenë mundësinë të përfitojnë nga klikimet në YouTube kur ato klikohen në Shqipëri.
Aktualisht një artist ose emision duhet të gjenerojë klikime në vendet ku YouTube-i ka lançuar shitjen e reklamave si Gjermania, Austria, Amerika, etj, në mënyrë që të gjenerohen të ardhura. Çdo klikim nga Shqipëria ose Kosova nuk gjeneron të ardhura. Vetëm nga partnerët e Acromax-it shkojnë kështu deri në 600 milion klikime “dëm” çdo muaj pa u paguar.
Në një mbrëmje në Berlin punonjësit e Acromax, Xhesilda Projka dhe Glanduela Leci përfaqësuan CEO-n e Acromax-it Aldor Nini, dhe morën më shumë informacione rreth statusit të Shqipërisë në procesin e zgjerimit të shteteve në të cilat YouTube-i do të startojë së shpejti.
Në radhë të parë do duhet që sistemi Google për reklamat të njohë gjuhën Shqipe si gjuhë në mënyrë që shërbimet e reklamave të funksionojnë nga territori i Shqipërisë, diçka që akoma nuk është bërë. Së dyti duhen krijuar bazat ligjore në mënyrë që Shqipëria të jetë në një linjë me standardet europiane dhe ndërkombëtare, jo vetëm për sa i përket ligjeve që lidhen me të drejtat e autorit por edhe ato të taksave dhe ligjeve të tjera, raporton euronews.al.
Së treti, YouTube duhet të lidhi marrëveshje me agjencitë kolektive në Shqipëri, por ato duhet të kenë aftësitë jo vetëm që të shpërndajnë të ardhurat lidhur me të drejtat e autorit siç duhet, autorëve, interpretuesve, etj, por edhe sistemet kompjuterike që të përpunojnë të dhënat nga platformat. Deri sot agjencitë shpërndajnë të ardhurat me Excel. Së katërti, duhet të jetë vullneti i YouTube-it që një vend si Shqipëria të shtohet në listën e gjatë të shteteve, listë nga e cila mundet të hiqen shtete në të cilat YouTube-i nuk ka më interes të qëndroj, kështu që shtimi i një shteti si Shqipëria duket edhe më i vështirë.
Pavarësisht këtyre lajmeve, Acromax-it iu sigurua që në momentin e parë që Shqipëria do të jetë në diskutim për tu shtuar në këtë listë ato do jenë nga më të parët që do marrin këtë informacion.
Përsa i përket disa nga pikave të lartpërmendura, ato janë totalisht në dorën e qeverisë Shqiptare. Një nga ato për shembull që do jetë elementare është funksionimi i agjencive kolektive, të përfaqësuara nga SUADA për mbledhjen e të ardhurave, dhe të liçensuara nga Ministria e Kulturës për shpërndarjen e tyre. Vëmë re se aktualisht shumica e partnerëve të Acromax-it nuk përfitojnë të ardhura nga këto agjenci, por edhe mbledhja nuk funksionon siç e parashikon ligji.
Me pak fjalë, ka shumë punë, dhe nëse arrijmë t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, do jemi prapë të varur nga një vendim-marrje që se kemi ne në dorë, a do të na fusin në listën e shumëpritur të shteteve ku do shtohet shitja e reklamave.
Burime të sigurta kanë treguar që vete Kryeministri ka shprehur interes të madh që ky proces të përshpejtohet pasi do i sjelli çdo producenti shqiptar një burim te ri financiar. Deri atëherë kanalet të cilat kanë primare audiencën shqiptare do kenë në fokus vetëm kapjen e audiencës pa pasur mundësinë që të gjenerojnë të ardhura nëse shikuesi ndodhet në territorin e Shqipërisë.
Ndërkohë kuptuam që Shqipëria edhe pse nuk është akoma në listat e duhura, ka miqtë dhe dashamirës tek YouTube pasi disa nga punonjësit e YouTube-it nga Anglia na përshëndetën me përzemërsi me shenjën e shqiponjës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![A ju kujtohet Sebastian Kurz – kompania e tij vlen një miliard dollarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-40-380x233.jpg)
A ju kujtohet Sebastian Kurz – kompania e tij vlen një miliard dollarë
![Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-22-380x233.png)
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI
![Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-196-380x233.jpg)
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin
![Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-23-780x439.jpg)
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft
![A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-40-780x439.jpg)
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë
![Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-22-780x439.png)
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI
![Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-154-780x439.jpg)
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3
![Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-196-780x439.jpg)
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin
![xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-3-780x439.png)
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame