Kur u tregoi miqve askush nuk i besoi, amerikania filmoi krijesën e çuditshme për t’ua dëshmuar – as ekspertët nuk po e dinë identitetin e vërtetë

Një krijesë misterioze ka marrë emrin “chupacabra”, pasi u filmua në disa raste nga kalimtarët e rastit nëpër SHBA.
Janay Lynn, 30-vjeçare tha se kjo kafshë i futi “frikën në palcë”, kur e pa jashtë shtëpisë së saj në Pueblo të Kolorados, transmeton Telegrafi.
Pa pasur ndonjë dëshmi, askush nuk i kishte besuar – derisa pati rastin ta filmojë krijesën kur u rikthye në oborrin e saj natën vonë.
Tani kanë filluar debatet lidhur me identitetin e vërtetë të kafshës – derisa edhe ekspertët e fushës janë akoma të pasigurtë lidhur me këtë.
“Mbeta e tmerruar. Kur e pashë për herë të parën të hënën e kaluar – po qëndroja ulur në skaj të rrugës pranë shtëpisë”, tha Lynn.
“Nuk vraponte apo të reagonte ndaj meje – thjesht më shikoi dhe vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë. U tregova të gjithëve dhe askush nuk më besoi”, shtoi gruaja.
Pasi që videoja u bë virale, qindra njerëz kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me identitetin e vërtetë të kësaj krijese.
Disa thonë se është “chupacabra”, kurse tjerët i vënë emra të ndryshëm – madje as ekspertët nuk e dinë me saktësi për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/




















































