LAJMI I FUNDIT:

Kur do të luhet ndeshja Fiorentina – Inter pas ndërprerjes shkaku i kolapsit të Boves?

Kur do të luhet ndeshja Fiorentina – Inter pas ndërprerjes shkaku i kolapsit të Boves?

Ndeshja e kampionatit italian mes Fiorentinës dhe Interit duhet të riluhet pas kolapsit që pësoi në fushë mesfushori Edoardo Bove gjatë minutës së 17-të në stadiumin ‘Artemio Franchi’.

Sipas protokolit për ndeshjet e suspenduara në Serie A, ndeshja do të vazhdojë aty ku kishte mbetur, pra në këtë rast, Fiorentina-Inter do të rifillojë nga minuta e 17-të.

Për shkak të kalendarit të ngarkuar të ndeshjeve mes Serie A, Kupës së Italisë, Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës, kjo ndeshje nuk do të jetë në gjendje të luhet para fundit të vitit kalendarik 2024.


Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, datat e para në dispozicion për këtë ndeshje pritet të bëhen të ditura në shkurt të 2025.

"Gjendja stabile, nuk ka dëmtime kardiologjike apo neurologjike" - Fiorentina lëshon deklaratë për gjendjen e Edoardo Bove
Lexo po ashtu "Gjendja stabile, nuk ka dëmtime kardiologjike apo neurologjike" - Fiorentina lëshon deklaratë për gjendjen e Edoardo Bove

Në rast se Interi dhe Fiorentina kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës përkatësisht, atëherë takimi mes tyre mund të luhet më datë 12 shkurt ose 19 shkurt.

Sidoqoftë, kjo varet edhe nga fakti se si cilat do të jenë rezultatet e tyre në arenën evropiane, diçka që nuk do të konfirmohet zyrtarisht deri në janar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Premier League
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori