LAJMI I FUNDIT:

Kur pritja e ëmbël u shndërrua në nota dhe tinguj për këngëtaret shqiptare: Të këndosh në skenë vet e dyta

Kur pritja e ëmbël u shndërrua në nota dhe tinguj për këngëtaret shqiptare: Të këndosh në skenë vet e dyta

“Bebet kanë nevojë për muzikë” – është një frazë kjo që shpesh iu këshillohet grave shtatzëna në pritjen e tyre të ëmbël.

Gjersa disa vetëm vënë kufjet në vesh dhe dëgjojnë tinguj, ka femra të cilat shijojnë eksperiencën e të kënduarit vet e dyta përpara publikut, shkruan Telegrafi.

Një gjë të tillë e kanë bërë shumë prej këngëtareve shqiptare, të cilat nuk kanë hezituar të këndojnë kur ishin shtatzëna, dhe madje edhe t’iu kushtojnë këngë më të dashurve të tyre.


Telegrafi ju prezanton me një storje të veçantë të disa këngëtareve të njohura, të cilat rrëfyen ekskluzivisht se si është ndjenja e të kënduarit gjersa ndodhesh në pritjen e ëmbël.

Le të kujtjmë pak disa nga performancat më të veçanta të tyre:

Jonida Maliqi – Thesar pa emër

Ishte viti 2011, kur këngëtarja Jonida Maliqi ndodhej në pritjen e ëmbël, ndërsa në po të njëjtin vit u prezantua në festivalin prestigjioz “Kënga Magjike”.

“Thesar paemër” titullohej kënga e saj baladë, vargjet e së cilës ishin shkruar nga Big Basta, gjersa veti titulli i saj e tregon më së miri se për çfarë flet kënga, dhe kujt i dedikohet.

“Sa herë më pyesin se cila është kënga ime e preferuar, unë gjithmonë përgjigjem se është kënga që ia kam dedikuar tim biri, dhe kam qenë shumë e lumtur që kam realizuar një këngë të tillë, dhe një këngë të tillë vendosa ta ndaja edhe me publikun shqiptar, publik me të cilin jam rritur. E tuaj si një ndër kujtimet më të bukura. Madje edhe sot e kësaj dite përlotem dhe nuk mund ta shikoj, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tim bir, Danin, i cili kur e ka dëgjuar këngën për herë të parë është përlotur, më pas jam afruar unë dhe jemi përlotur të dy, por sigurisht kanë qenë lot gëzimi”, ka thënë Jonida Maliqi për Telegrafin.

Jonida Maliqi, duke kënduar gjatë natës finale të festivalit Kënga Magjike 2011, ne Pallatin e Kongreseve.

Me plot emocione dhe një paraqitje plot stil, Jonida kishte përfunduar suksesshëm eksperiencën e saj më të ëmbël të atij viti, të cilin e ruan si kujtim të përjetshëm.

Ajo në dhjetor të vitit 2012 u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Dan.

Tuna – DUAM

Edhe këngëtarja Tuna kishte zgjedhur festivalin ‘Kënga Magjike’ për të kënduar një prej këngëve të saj më të veçanta, dhe më të mira që ka pasur në karrierën e saj.

“Duam”, një baladë plot dashuri, me dedikime prekëse e mesazhe të forta ishte përzgjedhja e këngëtares, e cila ishte shtatzënë në dhjetor të vitit 2016, atëherë kur edhe u prezantua në këtë festival.

Vetëm pak orë para se të niste nata finale, Tuna kishte publikuar një shkrim me dedikim të fortë për foshnjën e saj në rrjetin social Instagram.

“Më i shtrenjti im, shihemi sonte në finale. Gjithçka që deri sot kam bërë, çdo këngë që e kam lansuar ka qenë PËR TY DHE VETËM TY. Edhe sonte unë këndoj VETËM PËR TY! Sepse ti je çmimi im, PUBLIKU IM! Sonte kam nevojë për dashurinë tënde. DUAM.” (sic.), kishte shkruar Tuna në Instagram.

Tuna gjatë interpretimit të këngës “Duam” në festivalin “KëngaMagjike 2016”, Pallati i Kongreseve

E kuruar në detaje, e fuqishme dhe me qëllimin e qartë për të sjellë një performancë të bukur, Tuna kishte përfunduar suksesshëm interpretimin e këngës “Duam” në “Kënga Magjike 2016”, dhe ishte shpërblyer me çmimin e kritikës.

Tuna në maj të vitit 2017 u bë nënë për herë të parë, e një djali të cilin vendosi ta pagëzojë me emrin Tian.

Aurela Gaçe – Feel the Pasion

E kishte ndjerë pasionin në “Eurovision 2011”, atëherë kur kishte përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Feel the pasion”.

Pak veta e dinin, por këngëtarja Aurela Gaçe ishte shtatzënë kur performoi në skenën e madhe të “Euroivision 2011” në Dusseldorf.

“Kam thyer rregullat duke kënduar shtatzënë” ishte shprehur këngëtarja në atë kohë, gjersa për Telegrafin, Aurela Gaçe shpalosi ekskluzivisht emocionet e veçanta që kishte përjetuar gjatë një interpretimi të tillë.

“Ka qenë viti 2011 kur dola në skenën e ‘Eurovision’. Skena ishte e madhe por më të madhe e kisha një dashuri që mbaja me vete në trupin tim, dhe nuk ka ndjesi më të bukur se të qenurit nënë. E aq më bukur duket tani ajo performancë nga ai vit. Ia tregoj vajzës e ajo ndihet shumë e lumtur. Sytë esaj vezullojnë krenari në ato momente”, thotë Aurela Gaçe për Telegrafin.

Aurela Gaçe gjatë interpretimit të këngës së saj “Feel the pasion” në Eurovision 2011, Dusseldorf (Getty Images)

Këngëtarja Gaçe është nënë e dy vajzave

Blerina Braka – Mirupafshim Dashuri

I ka thënë “Mirupafshim dashurisë” në këngën e saj, por këngëtarja Blerina Braka po i thotë “Mirëseardhje” një tjetër jete.

Ajo ishte shtatzënë në natën finale kur performoi para publikut në Pallatin e Kongreseve, gjersa këtë e kishte bërë të ditur vetëm pak orë pas përfundimit të festivalit.

“Mund të them që ndjehesha e bekuar dhe më e fortë se kurrë. Sigurisht do jetë kujtimi dhe emocioni më i bukur ndonjëherë”, tha Blerina Braka për Telegrafin.

Blerina Braka gjatë interpretimit të këngës së saj “Mirupafshim Dashur” në natën finale të “Kënga Magjike 2017”, Pallati i Kongreseve

Këngëtaret e lartpërmendura shijuan eksperiencën më të bukur ndonjëherë: atë të kënduarit vet e dyta në një skenë para publikut me përplot emocionet, atëherë kur zemra jote rreh dy herë… /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Kalo në kategori