Mund të ketë qenë viti 2005, kur, ende student, kisha kaluar fazën fillestare të gazetarisë dhe po përpiqesha të konsolidohesha në profesionin që kisha hyrë.
Në atë periudhë, gazeta e shtypur zinte vendin, ndoshta kryesor, të informimit publik në Kosovë.
Sado e profilizuar të dukej, “Epoka e re” ishte tejet solidare në hapësirën që u jepte, qoftë studentëve apo gazetarëve të rinj, për të marrë hapat e parë në këtë lëmë, qoftë në hapësirën brenda faqeve të saj, për artikuj me përmbajtje të ndryshme, nga autorë të profileve të ndryshme.
Me një rubrikë të përjavshme, pjesë e gazetës ishte bërë edhe artisti Adem Mikullovci.
“Kolegu” ynë i ri sillte çdo javë për lexuesit nga një tekst, bisedë imagjinare me personalitete të ndryshme të jetës publike në Kosovë, e sidomos me figura të historisë kombëtare.
Hasan Prishtina, Shotë Galica, Bajram Curri, mund të kenë qenë disa nga ‘bashkëbiseduesit’ e Adem Mikullovcit, i cili, nëpërmjet këtij lloj bashkëbisedimi, shpërfaqte, por edhe thumbonte aktualitetin politik në Kosovën e asaj kohe.
Baca Adem i sillte vet tekstet në redaksi, në letër, të shkruara me makinë shkrimi. Mbetej detyrë e jona t’i shkruanim në kompjuter, për t’i bërë të gatshme për botim.
Gjatë atyre qëndrimeve të shkurtra në redaksi, përpiqeshim të shfrytëzonim prezencën e tij për ndonjë muhabet a batutë.
Pikërisht në këtë periudhë kishte filluar të shfaqej një serial-komedi, në të cilin ai vet, si në shumë syresh, ishte njëkohësisht skenarist, regjisor dhe aktor.
Komentet lidhur me serialin ishin të pashmangshme.
“Allahile, qysh po ju duket?”, na pyeti, pas disa komenteve tona lidhur me episodet e para.
“Shumë serial i mirë, po kënaqemi”.
“Po çfarë miri bre. Vetëm ta dinit se çfarë skenari me motive lufte kam dërguar… Por jo, nuk e duan. Më thonë: baca Adem, populli është i vuajtur, ende i ka të freskëta plagët e luftës, prandaj mos t’ia ngacmojmë. Shkruaj diçka që popullin e bën të qesh. Në rregull, u thash. Kështu po doni, kështu ua bëj”.
Ishte ky një version i butë i përgjigjes së Lasgush Poradecit, kur i kishin kërkuar të shkruante një poezi për traktorin.
Ishte koha kur pushtetin kryesor në Kosovë e kishte administrata ndërkombëtare dhe opinioni publik i Kosovës bombardohej çdo ditë, në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet, me mesazhin “për të lënë pas të kaluarën dhe parë drejt të ardhmes”.
S’do mend se në rrethana të tilla, edhe Adem Mikullovci duhej të përgatiste dhe servonte atë që e kërkonte tregu. Pra, komedinë.
Thuhet se më e vështirë është ta bësh publikun të qesh, se sa të qajë. Prandaj, nuk ishte punë e lehtë kjo as për të, sado që ishte mjeshtër i hollë i saj.
Ishim rritur me skeçet humoristike të tij, po aq sa edhe me filmat me përmbajtje të veçantë emocionale, nëpërmjet të cilëve përjetësonte vuajtjet e popullit në rrethana robërie. Kritikët e artit skenik mund të japin interpretimin më të saktë, megjithatë, të arrish të jesh origjinal, sa në komedi, aq edhe në film-dramë me motive të tilla, duhet të posedosh cilësi të rralla dhe mjeshtri të hollë artistike.
Ky kapërcim rolesh, pa cenuar asgjë nga origjinaliteti i secilit prej tyre, e radhit Adem Mikullovcin në mesin e artistëve që mund të numërohen në gishtat e një dore.
Shuarja e Adem Mikullovcit dhe e Leze Qenës, në Kosovë, e Rikard Ljarjës dhe Xhevdet Ferrit në Shqipëri, e bëjnë të kobshëm vitin 2020 për skenën e filmit e të teatrit shqiptar.
Ndër të fundmit e plejadës që përfaqësojnë, ata do të lënë pas mungesën e artistëve që artin dhe kulturën shqiptare e ngritën në nivelet më të larta, ndërsa te publiku, boshllëkun e roleve e të personazheve shumë të dashura e me aftësi të rralla interpretuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

OZIMANDIA

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

NDJEKJA

KUR U KTHEVA

Shqipëria e viteve 1913-1914: 96 pamje nga koha e Wiedit dhe Misionit Ushtarak Holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania