Një nga dilemat më të mëdha! Si ta kuptojmë që ai na pëlqen?
Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa t’i afrohesh dikujt që nuk ka pikë interesi tek ty, ndërsa ti vazhdon gënjen mendjen se shumë shpejt do qullosësh diçka. Në fakt, po të lexoni me vëmendje gjuhën e trupit, me siguri do ta kuptoni nëse dikush do, apo jo të ketë diçka më shumë.
Përveç prekjes së flokëve apo kafshimit të buzëve, ja si qëndron puna:
1. Ai të ka dhënë tre shikime në seri brenda një kohe shumë të shkurtër
Shikimi i parë është ‘shikimi i të panjohurit’ – ai po të shikon, sepse ti je një qenie njerëzore që po qëndron në rrezen e tij të shikimit. Ai të shikon sërish, sepse vuri re që je një femër. Tani tregohuni të kujdesshëm, nëse të pëlqen, do të shohë sërish.
2. Ngre çorapet
Këtë nuk po e shpikim ne. Nëse ngre çorapet, ose i rregullon në praninë tuaj, është thuajse 100% e sigurt që po përpiqet të duket në më të mirën e tij dhe është i interesuar.
3. Duart e tij drejtohen nga organi gjenital
Nëse vendos duart në bel me gishtat drejt organit gjenital, në mënyrë të pavetëdijshme ai po ju fton që të shihni edhe ju. Ai madje do të qëndrojë me këmbët e hapura përballë jush, për t’ju dhënë një pamje më të mirë të ‘ju e dini çfarë’. Le të shpresojmë se do të ketë rroba veshur këtë herë.
4. Këmbët i vendos drejt teje
Nëse dikush na duket tërheqës, çdo gjymtyrë e jona, duar apo këmbë, drejtohet nga ata. Kur të shihni një grup burrash dhe një femër joshëse në të ardhmen, studioni me kujdes drejtimin e gjymtyrëve të tyre.
5. Prek fytyrën shpesh, aq më tepër kur ju sheh juve
Nëse është vërtet i dhënë pas jush, do prekë faqet, veshët dhe mjekrën. Është një kombinim emocionesh nervoze, përpjekjesh për t’u dukur mirë dhe prekjesh erotike.
6. Sytë e tij lëvizin në mënyrë trekëndore
Kur shohim njerëz me të cilët nuk jemi të afërt, sytë bëjnë lëvizje zig-zage: shohim nga një sy në tjetrin, pastaj lëvizim poshtë për të parë hundën dhe gojën. Sapo fillojmë të flirtojmë, trekëndëshi zmadhohet. Kalojmë më shumë kohë duke parë buzët, gjoksin apo edhe pak më poshtë. Fundja shikimin nuk e komandon dot.
7. Nuk ndalon dot së pari gojën tënde
Sa më shumë i tërhequr të jetë ndaj jush, aq më shumë kohë do kalojë duke parë buzët tuaja ndërsa flisni. Është një gjest shumë seksi, sepse ju bën të mendoni: Mos vallë po imagjinon si do të ishte të më puthte? Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po mendon. Mes shumë gjërave të tjera…
8. Pulit sytë shumë shpesh
Nëse dikush ju pëlqen do fillojë të mbyllë sytë në mënyrë të pavetëdijshme. Bëni dhe ju të njëjtën gjë dhe do të shihni që ai do të përpiqet të sinkronizojë pulitjet e tij me tuajat. Kjo do t’ju lidhë edhe më shumë bashkë.
9. Ju ka vendosur me shpatulla pas muri
Ky quhet ‘bllokim’: po përdor trupin tënd për të krijuar një hapësirë intime dhe për të vendosur kufij mes jush dhe të tjerëve. Ata shpesh bllokojnë duke vendosur njërën dorë në mur, duke ju zënë ngushtë mes krahëve të tij, ose do afrojë kokën e tij me tuajën për të qenë më pranë në një dhomë me njerëz.
10. Ai vazhdon të shtrëngojë shishen ose kënaçen e birrës
Kur meshkujt janë seksualisht të tërhequr ndaj dikujt, fillojnë të luajnë me mjete rrethanore. Këto mjete si shishja e ujit mund t’i sjellin ndërmend gjoksin tuaj, dhe gjithçka tjetër është ajo që bluhet brenda mendjes së tij perverse. /Anabel/Cosmopolitan/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit