Mesfushorin i skuadrës Ludogorets, Wanderson, mund të pretendojë numrin një për festimet më interesante për një gol të anuluar.

Braziliani ishte i bindur se ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e ligës bullgare të klubit kundër Slavia Sofias në fundjavë.


Për të festuar këtë gol, ai kërceu bordet e reklamave dhe vrapoi drejt tribunës së tifozëve.

Wanderson 1

31-vjeçari e thirri gruan e tij poshtë nga stenda dhe vazhdoi t’i dhuronte asaj një puthje të madhe plot pasion.

Por, festa e lojtarit shkoi huq pasi gjyqtari vendosi ta anuloj golin e tij për pozitë jashtë loje, edhe pse lojtari vazhdonte festën me të dashurën e tij.

https://twitter.com/shumansko/status/1165992090158936066

Dëshpërimi i tij i madh u pa në fytyrën e tij kur kuptoi se goli ishte i pavlefshëm.

Megjithatë, Wandersonit iu bë e padrejtë pasi ishte në pozitë të rregullt dhe goli iu anulua dhe në fund ndeshja përfundoi 0-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/shumansko/status/1165712052377272321

telegrafi sport app