LAJMI I FUNDIT:

Kur është më mirë të pihet kefiri?

Kur është më mirë të pihet kefiri?

Kefiri njihet si eliksir i rinisë, fuqishëm rrit imunitetin dhe mbron nga sëmundje, por ka shumë rëndësi koha kur e pini

Falë bollëkut të përbërësve të dobishëm, kefiri është më i njohur edhe si eliksir i rinisë, ka një efekt të dobishëm në imunitetin dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Mirëpo, siç sugjerojnë mjekët, është shumë me rëndësi edhe koha në të cilën e pini, nëse dëshironi që maksimalisht t’i shfrytëzoni përparësitë e tij, transmeton Telegrafi.

Kur është më së miri të pihet kefiri?

Është e njohur që produktet e fermentuara të qumështit janë një thesar i aminoacideve, domethënë i proteinave, të cilat ndihmojnë ndërtimin e drejtë të muskujve dhe indeve në gjithë trupin.

“Këta përbërës janë veçanërisht të domosdoshëm për fëmijët që janë në rritje dhe organizmat që po shërohen. Ndryshe nga qumështi, kefiri ka një avantazh të madh – zinxhirët e tij proteinikë janë më të shkurtër, kështu që treten më lehtë dhe më shpejt”, shpjegojnë nutricionistët e klinikës Mayo.

Mjekët kanë sqaruar që më mirë është të pihet kefiri në mëngjes, në lukth të zbrazët, si edhe para se të flini gjumë.

Në rastin e parë, lehtëson tretjen për gjithë ditën, në të dytin largon ndjenjën e urisë dhe “popullon” zorrët me baktere të dobishme brenda natës.

Për rinovimin e trupit

Për shkak të faktit se kefiri përthithet dhe tretet aq mirë, mund të pihet menjëherë para se të shkoni në shtrat.

Kjo pije ka edhe disa përbërës të tjerë që janë shumë të dobishëm për shëndetin: përmban shumë vitamina C, A, PP, D dhe vitamina B (B1, B2, B5, B6, B9, B12) , kolinë dhe beta-karoten. Gjithashtu, ekziston një sasi e konsiderueshme e grupeve të mineraleve – fosfor, kalium, bakër, krom, kalcium, squfur, natrium etj. Vitaminat dhe mineralet kanë një efekt të dobishëm në trup.

Vetia kryesore e kefirit, ose më saktë më e famshmja, është se rinovon trupin: pastron gjakun, normalizon ekuilibrin e acidit në trup dhe rregullon mikroflorën e traktit gastrointestinal. Kjo pije gjithashtu forcon sistemin imunitar.

Është vërtetuar gjithashtu se kefiri i shndërron karbohidratet në acid laktik, i cili absorbohet lehtësisht nga trupi. Prandaj, njerëzit që janë intolerantë ndaj qumështit mund të pinë me siguri kefir, pa frikë nga alergjitë. / Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori