Kur dy 10-shat më të mëdhenj të futbollit takohen: Messi takon Baggion dhe merr dhuratë fanellën e tij historike

Lionel Messi nuk mundi ta fshihte gëzimin kur takoi heroin e Italisë, Roberto Baggio, dhe mori fanellën e tij si dhuratë. “Ti je një legjendë e futbollit”, shkroi Messi pas takimit me legjendarin italian.
Takimi u zhvillua në Shtetet e Bashkuara, ku Inter Miami FC i Messit po merr pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA.
Kapiteni i Argjentinës pozoi me Baggion dhe me fanellën e nënshkruar të Italisë, me dizajnin e Kupës së Botës 1994, gjithashtu të luajtur në SHBA. Ai e quajti Baggion si "Crack", një term spanjoll që përdoret për një lojtar shumë të fortë.
“Çfarë pamjeje e mrekullueshme! Faleminderit, Roberto, për këtë dhuratë të veçantë dhe kuptimplote dhe për bisedën e këndshme që ndamë,” shkroi Messi në Instagram.
"Je një Crack dhe një legjendë historike e futbollit. Është gjithmonë kënaqësi t'ju mirëpresim kur doni të vini të na shihni!", shkroi argjentinasi.
Roberto Baggio, fitues i Ballon d’Or dhe FIFA Best Men's Player në 1993, ka shkëlqyer në Serie A me klubet më të mëdha.
Ai e çoi Italinë në finalen e Kupës së Botës 1994 dhe ishte pjesë e skuadrës që mori vendin e tretë në Kupën e Botës 1990.
I njohur si “Bishtaleci Hyjnor” për shkak të stilit të veçantë të flokëve, Baggio zhvilloi 56 ndeshje me kombëtaren italiane, me 27 gola dhe 14 asiste. /Telegrafi/






















































