Këngëtarja e njohru shqiptare, sukseset e së cilës i takojnë rangut botëror, Dua Lipa, ka treguar shpesh se sa e lidhur është me familjen e saj.

Sa herë që ndodhet larg anëtarëve të familjes, Dua shfrytëzon fotografitë e vjetra, për t'i ndarë ato në rrjetet sociale me fansat e saj, duke bërë kështu që edhe të çmallet me personat që nuk i ka pranë.


Së fundmi, Lipa publikoi në InstaStory një fotografi të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej me flokë të shkurtra tamam sikur të ishte djalë.

Dua5 scaled

Ajo me shaka ka shkruar në mbishkrimin e saj se ishte pikërisht kjo kohë, dhe kjo foto që bënte mamanë e saj, Anesën, ta thërriste me përkëdheli "djali i nënës".

"Djali i vogël i mamait, haha Anesa Lipa", ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, të cilën e ka ndarë me 35.5 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

dua Foto: Dua Lipa/InstaStory

Dua përndryshe është rritur në Angli, teksa në vitin 2009 ajo dhe familja e saj u kthyen për të jetuar në jetuar në Kosovë.

Pesë vite më vonë nga kjo periudhë, Dua e vetme vendosi që sërish të largohej drejt Londrës, nga ku do të niste një rrugëtim të ri muzikor, që do ta shndërronte atë në një super yll me famë botërore. /Telegrafi/

Dua3 2 scaled