Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin përballë Feyenoordit dhe ai kishte një dedikim të veçantë për këtë gol. 

Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t'ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura.


Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur.

ziee

Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99 dhe ai realizon dedikimin e tij.

Kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve, transmeton TCH.

210559078 290b4382 7c00 4c55 8be9 724162fe9987

Milik u dëmtua të shtunën në ndeshjen ndaj SPAL dhe iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për rreth katër muaj.

Ndiqni nëpërmjet fotove skenën që ndodhi në stadiumin 'San Paolo'.

telegrafi sport app