Mbushja e telefonit është një proces që duhet ta bëjmë çdo ditë, dhe si të ruajmë jetëgjatësinë e baterisë së telefonave mobil është gjithashtu një çështje që është diskutuar me dekada.

Materialet dhe teknologjia e baterisë vazhdimisht përditësohen, dhe nevoja për mbushje të plotë të baterisë së telefonit të ri çdo ditë po ndryshon, transmeton Telegrafi.


Por, çfarë duhet të dini kur e mbushni për herë të parë një telefon të ri? A duhet mbushja e parë e baterisë me energji elektrike të gjatë 8 deri në 12 orë?

Mjaft u bëtë super të mençur duke mbushur telefonin 8-12 orë

Pasi që bateritë janë të prodhuara nga litiumi, nuk kemi nevojë “ti aktivizojmë”, në përgjithësi telefoni duhet mbushur njëjtë sikurse gjatë herës së parë dhe herëve tjera. Mjaft u bëtë super të mençur duke pyetur se sa orë duhet mbushur bateria e një telefoni të ri. Bateritë e litiumit të telefonave të mençur mund të mbushen nga 2 deri në 4 orë, derisa telefonat me mbushës së shpejtë (fast charger) mund ta mbushin 100% baterinë e telefonit për një orë. E pasi ta mbushni 100% baterinë, mbajeni në mbushës edhe për 15 minuta tjerë.

2 2

Nuk keni nevojë të zvogëloni numrin e mbushjes së telefonit

Në përgjithësi bateritë e litiumit mund të mbushen dhe harxhohen qindra herë, por këtu ekziston një keqkuptim, nuk qëndron problemi të ajo se mbushni dhe shpenzoni baterinë dhe kjo e bën me fragjile atë. Procesi i mbushjes dhe harxhimit të saj qëndron kështu – duhet ta përdorni telefoni derisa të shpenzohet e tërë bateria, dhe më pas ta fusni në prizë për ta mbushur.

1 256

Bateritë e litiumit nuk kanë ndonjë efekt të memories, mund të mbushen në çdo kohë dhe kjo nuk e zgjat apo shkurton jetëgjatësinë e tyre. Megjithatë disa mendojnë se mund të ketë ndikim negativ, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Mundohuni të shmangni mbushjen e baterisë gjatë tërë natës

Bateritë e litiumit në përgjithësi kanë një qark mbrojtës të sigurisë që në momentin që bateria mbushet, automatikisht ndalet furnizimi me energji elektrike, përveç nëse ekziston ndonjë problem në cilësinë e saj.

3 7

Në të kaluarën është praktikuar që sa herë që shkonim në shtrat e linim telefonin në prizë për t’u mbushur gjatë tërë natës, kjo pasi që telefonat mbusheshin ngadalë. Por me prodhimin e mbushësve të shpejtë, një shprehi e tillë është “zhdukur”.

Mundohuni ta përdorni mbushësin autentik (origjinal të vetin)

Ajo çfarë më së shumti i shkakton dëme telefonave është përdorimi i aksesorëve jo origjinal, dhe që nuk janë të dedikuar enkas për modele të caktuara. Sa më cilësor të jetë mbushësi aq më shumë do të ruhet telefoni dhe bateria.

1 7

Disa thonë se mbushësit e shpejtë i shkaktojnë dëme baterisë, në fakt një brengë e tillë është e ekzagjeruar. Ka më shumë përparësi sesa të meta. Derisa mbushësi është origjinal, në përgjithësi nuk mund të ketë probleme. /Telegrafi/