Komedia “ART” e autores Yasmina Reza, vjen në skenën e Prizrenit në realizimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën regjinë e Bashkim Ramadanit, ka njoftuar Teatri “Bekim Fehmiu.

Sipas njoftimit kjo komedi që përplas miqësinë me artin, do të shfaqet me 21 maj 2025 nga ora 20:00.


“A është një vepër arti e bardhë arsye për të shkatërruar një miqësi të gjatë? Kur bindjet përballen dhe humori shkon deri në thelb të së vërtetës, lind një komedi brilante që s’duhet humbur!”, thuhet në përshkrimin e shkurtër të shfaqjes.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Ard Islami, Ylber Bardhi, Butrint Lumi.

Premiera e kësaj komedie është shfaqur javën e shkuar në Prishtinë, ndërkohë që të hënën ka qenë mysafire në Teatrin e Gjilanit, për të vijuar paraqitjen edhe në Prizren të mërkurën mbrëma. /Telegrafi/