LAJMI I FUNDIT:

Kupa Evropiane për femra: Istogu fiton ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë

Kupa Evropiane për femra: Istogu fiton ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë

KHF Istogu ka bërë hap të madh para drejt kalimit në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Të shtunën në sallën e bukur e të re në Samadrexhë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 26:21.

Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane.


Për herë të parë dy skuadra kosovare janë takuar në kuadër të garave evropiane. Ndeshja e kthimit luhet të shtunën tjetër në Istog, ndërsa skuadra nga ky qytet ka krijuar epërsi të konsiderueshme në ndeshjen e parë.

Istogaset kanë arritur te fitorja duke ia dalë të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e fortë dhe e barabartë. Dominim të lehtë kishin vendaset që ishin në epërsi 11:10 pas 30 minutave lojë.

Në pjesën e dytë lojtaret e Istogut nisën shkëputjen dhe në fazën finale kishin vazhdimisht epërsi bindëse. Në fund rezultati ishte 26:21 për ekipin mysafir.


KHF Vushtrria – KHF Istogu 21:26 (11:10)

Vushtrria: B. Rama 8, Sh. Tahiri 3, L. Matarova 3, D. Kasumi 2, Z. Zymberi 2, K. Avdiu 2, L. Sopjani 1, K. Paci, R. Gubetini, Q. Terstena, Nj. Kelmendi, B. Gubetini, F. Rrustemi

Istogu: E. Muratoviq 12, T. Hetemi 4, K. Venetski 3, P.Ferataj 2, A. Rugova 2, S. Ujkiq 2, A. Halitaj 1, F. Fejzaj, N. Milatoviq, Y. Shatri, A. Berisha, B. Ahmetxhekaj, A. Shehdadi


Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori