Kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Konferencës – Larne, një klub i njohur që kampionët tanë e kishin nënshtruar keq në të shkuarën

Ballkani arriti të bëjë një ndeshje të bukur ndaj Hamrun si mysafir, duke fituar me rezultat 2-0 për të kaluar tutje në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë edhe pse kishte dominuar dukshëm, nuk arriti të shënonte, ku në “Zahir Pajaziti” barazuan me shifrat 0-0.
Largimet e shumta të emrave si Lumbardh Dellova, Armend Thaqi, Edvin Kuc, Nazmi Gripshi dhe Qëndrim Zyba kanë lërë zbrazësitë të mëdha në skuadër, por duket se ngadalë Ballkani po vazhdon ta konsolidojë ekipin.
Në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, përballë Ballkanit do të jetë Larne FC, të cilët pas dy humbjeve ndaj RFS të Latvisë në Ligën e Kampionëve, u kthyen edhe ata në Ligën e Konferencës.
Larne FC vjen pas dy titujve radhazi në Irlandën e Veriut, ndërsa për dallim nga viti i shkuar kur skuadra e tyre kishte vlerë prej 2.83 milionë euro, tani ata kanë vlerë prej 3.4 milionë euro.
Një kundërshtar i kalueshëm sërish për Ballkanin, që vjen pas tre titujve, por edhe dy pjesëmarrjeve në grupet e Ligës së Konferencës.
Ballkani para një viti kur takohej me Larnen, kishte vlerë prej 5.54 milionë euro, ndërsa sot kur po flasim skuadra e Ilir Dajës ka vlerë prej 6.12 milionë euro.
Pothuajse sikurse në të kaluarën, të gjithë lojtarët janë irlandezo-verior, por ka edhe skocezë, uellsianë e australianë.
Ballkani sezonin e shkuar u përballë me Larnen në eliminatoret për Ligën e Konferencës ku mposhti në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 3-0, me golat e Albion Rrahmanit, Almir Kryeziut dhe Nazmi Gripshit, pastaj si mysafir me rezultat 4-1, me golashënuesit e njëjtë, por kësaj radhe Gripshi shënoi dy herë, ndërsa Rrahmani dhe Kryeziu shtuan nga një.
Nëse Ballkani kalon Larnen, shortin për play-off do ta mësojë më 5 gusht 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës