LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit, të dhëna dhe histori rreth klubit Klaksvik

Kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit, të dhëna dhe histori rreth klubit Klaksvik

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani e ka mësuar kundërshtarin e radhës në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës. Bëhet fjalët për klubin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë ndaj La Fiorita në dy ndeshjet e rrethit të dytë për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Konferencës.

Gjatë mbrëmjes së mërkurë, klubi therandas ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë.


Bëhet fjalët për klubin nga Ishujt Faroe, Klaksvik, të cilët kaluan tutje pasi eliminuan ekipin malazez, Sutjeska.

Klaksvik nga Ishujt Faroe do të jetë kundërshtari i radhës për Ballkanin, ndeshja e parë në “Fadil Vokrri”
Lexo po ashtu Klaksvik nga Ishujt Faroe do të jetë kundërshtari i radhës për Ballkanin, ndeshja e parë në “Fadil Vokrri”

Por, kush është Klaksvik dhe cilat janë veçoritë e klubit pak të njohur?

Klaksvik ka një emër të plotë ‘Klaksvíkar Ítróttarfelag’ dhe është i themeluar në vitin e largët 1904, pra para plot 118 vitesh.

Klubi i vjetër është njëri nga më të suksesshmit në Ishujt Faroe, pasi ka fituar 19 herë titullin kampion dhe gjashtë herë Kupën. Klubi vesh zakonisht fanellat bardheblu dhe luan ndeshjet në stadiumin ‘Við Djúpumýrar’ me një kapacitet rreth 2500 ulësesh.

Sipas të dhënave të faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, skuadra e Klaksvik kap vlerën e 2.80 milionë eurove, vlerë e cila është më e ulët se ajo e Ballkanit që vlerësohet 4.05 milionë eurove.

Futbollisti me vlerën më të lartë te Klaksvik është mbrojtësi danez me prejardhje braziliane, Patrick Da Silva, i cili vlen 400 mijë euro, ndërsa te Ballkani më i vlefshmi është Ermal Krasniqi me vlerë prej 350 mijë eurosh.

Mosha mesatare e klubit nga Ishujt Faroe është 26.2 vjet, ndërsa e Ballkanit më e re me mestarë 25.4 vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori