Barcelona është kualifikuar në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga pozita e parë në Grupin F dhe tashmë dihen skuadrat potenciale që mund t'i bien në short për fazën e eliminimit direkt.

Në fazën tjetër, Blaugranët do të luajnë ndaj njërës prej skuadrave që ka përfunduar në vend të dytë në grupin e vet.


Njëherësh, katalunasit nuk mund të luajnë kundër ekipeve spanjolle në këtë fazë, si edhe ndaj Borussia Dortmundit që ishte pjesë e grupit të tyre.

GettyImages 1187779753 (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Më poshtë janë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës: Tottenham Hotspur Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb ose Atalanta (varësisht cila kualifikohet të mërkurën)

Bayer Leverkusen (nëse Atletico Madridi dështon të kualifikohet)

Napoli Lyoni Chelsea

/Telegrafi/

telegrafi sport app