Jens Thurau
Asgjë nuk ecën më midis Berlinit dhe Ankarasë. Për shumë muaj qeveria gjermane nuk kurseu asnjë përpjekje diplomatike, pranoi të gjitha provokimet dhe i ruajti mënyrat e mirësjelljes në tonin e të folurit deri në mohim të vetvetes – pastaj, para disa javësh, e ndryshoi kursin. Tani ajo u vë gjërave emrin që kanë: kur nënshtetasit gjermanë i arrestojnë nën akuza absurde në Turqi, siç ndodhi me aktivistin e të drejtave të njeriut, Peter Steudner, kandidati i SPD për kancelar, Martin Schulz tani flet hapur për “pengje”. Kurse qeveria gjermane paralajmëron se janë të rrezikshme udhëtimet në Turqi.
Ky ndryshim i kursit, kështu u duk për një periudhë kohe, bëri efekt në Ankara. Toni u bë më i moderuar: në fund të fundit, Turqisë nuk i pëlqen që të mos i venë turistë gjermanë dhe as që të ndërpritet angazhimi i firmave gjermane në Turqi.
Por, së fundi, patëm një rikthim aty ku ishim: në fillim Erdogani u bëri thirrje gjermanëve me origjinë turke dhe me të drejtë vote që në zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shtator të mos e japin votën e tyre as për partitë unioniste, as për SPD, as për të Gjelbrit – që në sytë e tij janë të gjithë armiq të Turqisë. Partitë Unioniste Erdogani i lidh qartë me armiken e betuar, Angela Merkel, kurse SPD autokrati i Bosforit e lidh para së gjithash me ministrin e Jashtëm, Sigmar Gabriel, gjuha e të cilit ka qenë gjithmonë më e qartë se e pararadhësit të tij, Presidentit të sotëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Kurse për të Gjelbrit flet njëri nga politikanët gjermanë më të urryer në Turqi, kryetari i partisë, Cem Özdemir. Për Erdoganin dhe për shumë turq nacionalistë ai është thjesht një tradhëtar i popullit të tij, edhe nëse Özdemiri nuk ka jetuar kurrë në Turqi.
Një dimension i ri është tani arrestimi i shkrimtarit gjerman, Dogan Akhanli, kur ai po kalonte pushimet në Spanjë. Ndoshta me nxitjen e Erdoganit dhe nën akuzën se po mbështeste terroristët, çfarë tjetër? Ndërkohë Akhanli është liruar, edhe nëse hë për hë nuk lejohet të largohet nga Spanja.
Nga ana formale juridike, procedura mund të jetë në rregull: Turqia kishte dërguar përmes Interpolit një urdhër arresti kundër shkrimtarit. Natyrisht që shtetet e BE bashkëpunojnë në politikën e sigurisë edhe me Turqinë, por ky bashkëpunim i drejtë në thelb duhet të verifikohet urgjentisht, në dritën e sjelljes së qeverisë turke.
Për momentin mund të fiksojmë: gjuha e qartë e gjermanëve është e drejtë, qoftë në rastin e shkarjeve verbale të Presidentit turk, ashtu edhe në rastin e arrestimeve arbitrare. Ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel, u angazhua personalisht menjëherë në rastin e Akhanli-ut, kërkoi lirimin dhe të paktën trajtim konsullor për të. Kjo me sa duket nuk kaloi pa efekt në Spanjë. Kjo është gjë e mirë.
Për gjermanët e arrestuar në Turqi, për gazetarin Deniz Yücel ose për aktivistin e të drejtave të njeriut, Peter Steudner, e vërteta e hidhur është se gjermanët i kanë të lidhura duart. Por jo, kështu duket të paktën, kur Erdogani e zgjeron gjahun e tij paranojak ndaj të gjithë gjermanëve që ai i sheh si armiq të Turqisë, edhe në vendet e tjera të BE. Një ngushëllim i dobët, por gjithsesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Partia e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu rizgjodhi kreun e saj

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje