Kulla e Sahatit e famshme në Mekë u godit nga rrufeja - pamjet bëhen virale

Një video që është bërë virale në internet tregon momentin kur Kulla e Sahatit e famshme e Arabisë Saudite - me pamje nga Qabeja në Mekë - u godit nga rrufeja.
Fotografi Youssef Bajjash kapi momentin kur rrufeja goditi kullën më të madhe të orës në botë, duke ndriçuar të gjithë qytetin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Duke folur për Al Arabiya, Bajjash tha: "Sapo retë filluan të formoheshin në Mekë, u ngjita në një vend për të kapur vetëtimën".
“Dhe isha në gjendje të kap momentin kur rrufeja goditi Kullën e Sahatit në Mekë, e cila rezultoi në këtë pamje madhështore”.
Qyteti i Mekës ka dëshmuar reshje të dendura shiu dhe stuhi, me Qendrën Kombëtare të Meteorologjisë duke sinjalizuar nivelin e alarmit në të kuqe - më i larti. /Telegrafi/

















































