Duart flasin për ne shumë më tepër se ç’ mendojmë. A e keni ditur se duart tuaja tregojnë përparësitë dhe të metat tuaja?
Duart janë vazhdimisht në përdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojnë ngarkesa të përditshme. Prandaj, këto janë disa nga arsyet e shumta pse duhet të keni kujdes të veçantë për duart tuaja.
Filloni me krem
Lëkura e duarve është shumë e hollë, ajo përmban numër më të vogël të gjëndrave dhjamore dhe çdo ditë i ekspozohet rrezeve të diellit, të ftohtit etj… A e keni ditur se larja e duarve përveç se largon papastërtinë, largon edhe yndyrën mbrojtëse? Për këtë arsye është me rëndësi që duarve t’u ofrojmë kujdesin e duhur me anë të kremit përkatës, i cili është i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminë E.
Mos hezitoni që t’i lyeni duart me kremin mbrojtës dhe ushqyes, çdo ditë pas larjes së tyre. Kjo nuk do t’ju merr shumë kohë dhe me kalimin e viteve do ta falënderoni veten për kujdesin që ua keni kushtuar.
Duart e plasaritura dhe të thata kanë nevojë për kujdes shtesë. Para gjumit lyeni ato me krem për lëkurë të thatë me shtresë të trashë. Gjatë natës duart do të përfitojnë më shumë nga kremi, pasi që derisa ne flemë, lëkura rigjenerohet. Për duart e thata dhe të dëmtuara ilaç i mirë janë edhe maskat ushqyese dhe serumet.
Fitnes për duar
Ekspertët kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes duarve dhe trurit. Për këtë arsye artistët dhe muzikantët i ushtrojnë çdo ditë gishtat e tyre. Nuk është keq që së paku njëherë në javë të ushtrohen duart. Për ta realizuar këtë, më së miri do t’ju shërbejnë dy toptha. Rrotulloni ato ndërmjet shuplakave dhe nganjëherë ndërrojeni kahun e lëvizjes.
Këshillë: Më të mirë janë topthat e gomës që përmbajnë bulbe ovale, të cilat njëkohësisht masazhojnë shuplakat tuaja dhe reagojnë si masazh refleksiv në trupin tuaj.
Larja me parafinë
Një mënyrë shumë e thjeshtë, por shumë e efektshme është larja e duarve me parafinë. Në këtë mënyrë do t’u ofroni kujdes dhe mbrojtje të plotë duarve tuaja të lodhura dhe të plasaritura. Gjatë larjes me parafinë të ngrohtë hapen poret dhe lëkura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur kështu qarkullimin me të mirë të gjakut. Gjatë trajtimit me parafinë, aroma e mirë relakson gjithë trupin. Trajtimi nuk kërkon shumë kohë dhe përgatitje, zgjat vetëm njëzet minuta, ndërsa në të njëjtën mënyrë mund të përkujdeseni edhe për shputat.
Për larjen me parafinë nuk keni nevojë të vizitoni ndonjë sallon të veçantë kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe në sallonet më të thjeshta, madje edhe në ato ku i rregulloni flokët. Prandaj duke i zbukuruar flokët mund të kënaqeni edhe në kujdesin e këndshëm të duarve. Larja me parafinë mund të jetë trajtim përfundimtar i një trajtimi tjetër, ose si trajtim i veçantë.
Është shumë thjeshtë: Duart zhytni në parafinë të nxehur. Pastaj në duar vendosen dorëza të mëndafshta ku parafina dalëngadalë ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive të cilat veprojnë në mënyrë terapeutike. Përveç efektit regjenerues, larja me parafinë në mënyrë të jashtëzakonshme nxit qarkullimin sipërfaqësor të gjakut. Pas trajtimit, lëkura e duarve është e rrafshët, e butë dhe bukur e rinuar.
Shpesh ndodh që mjekët rekomandojnë larjen me parafinë të shputave si terapi për diabetikët, me ç’rast trajtimet e rregullta me parafinë pengojnë vdekjen e indeve në këmbë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Operimi i kërthizës = trend i ri! Femrat duan të kenë stomak si të Emily Ratajkowskit

Si ta pastrosh fytyrën me vaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës