LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi ndaj depilimit për lëkura të ndjeshme

Kujdesi ndaj depilimit për lëkura të ndjeshme

Kur bëhet fjalë për trajtimet për heqjen e qimeve, depilimi është një nga alternativat më të shpejta dhe më të sigurta, por nëse klienti ka lëkurë të ndjeshme, që është e prirur për acarim, është e natyrshme që ata të jenë të kujdesshëm ndaj procesit në tërësi

Antigona Mahmutaj, estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284
www.estethica-ks.com
fb – instagram: estethica.prishtine


Këta klientë mund të kërkojnë më shumë vëmendje dhe kujdes shtesë, por nuk ka nevojë të humbisni shpresën për depilimin si një opsion të zbatueshëm. Me masat e duhura parandaluese, trajtimin pas kujdesit dhe linjën më të mirë të dyllëve, siç është Gold Wax, ju mund të depiloni lëkurën e ndjeshme dhe të ofroni trajtimin më të mirë të kujdesit të lëkurës në të njëjtën kohë.

Ka disa sugjerime të dukshme për t’ju bërë të ditur nëse lëkura e një personi është shumë e ndjeshme, por disa simptoma mund të jenë të vështira për t’u identifikuar kur dikush është marrë me ato aq gjatë sa t’i shohë ato si dukuri të zakonshme.

Mbajtja e ulët e ujit dhe prodhimi i yndyrës shpesh rezultojnë në lëkurë të ndjeshme dhe pasojat e kësaj mungese të hidratimit natyral mund të ndryshojnë nga personi në person. Për të depiluar siç duhet lëkurën e ndjeshme, është e rëndësishme të vlerësoni gjendjen e përgjithshme të lëkurës së klientit. Ju duhet të keni një diskutim paraprak me ta duke përfshirë përgjigjen e lëkurës së tyre ndaj elementeve të jashtme dhe ilaçeve që ata marrin për të reduktuar këto probleme.

Këtu janë disa shenja të rëndësishme të lëkurës së ndjeshme që kërkojnë masa të veçanta trajtimi:

Skuqja: Lëkura e ndjeshme skuqet gjatë ndryshimeve të vogla të temperaturës dhe është e prirur të shfaqë gunga të kuqe në pjesë të ndryshme të trupit.

Acarimi: Ky është një nga pasojat më të zakonshme të lëkurës së ndjeshme. Lëkura acarohet pasi vjen në kontakt me sipërfaqe ose produkte të caktuara. Shumë kremra dhe kimikate mund të shkaktojnë skuqje të forta në lëkurë të ndjeshme, duke shkaktuar ndjesi që variojnë nga kruajtja deri tek djegia e lehtë.

Aknet: Lezionet e vazhdueshme të shkaktuara nga aknet e bëjnë lëkurën më të ndjeshme dhe produktet e përdorura për të trajtuar këto plasje mund të përbëjnë gjithashtu një kërcënim nëse një person planifikon të caktoj një seancë depilimi.

Djegia nga dielli: Lëkura e ndjeshme i përgjigjet dobët rrezeve UV, zakonisht me disa nga simptomat e përmendura më lart. Periudhat e gjata në ekspozim ndaj diellit mund të jenë të dëmshme për lëkurën e thatë, kështu që ka raste të zakonshme kur lëkura duket e plasaritur dhe fillon të zhvishet në disa vende.

Është e rëndësishme të shikoni për shenja, njolla dhe plagë paraprakisht. Dylli nuk është një opsion nëse lëkura nuk është shëruar. Kjo është arsyeja pse komunikimi i vazhdueshëm me klientin është një pjesë kaq thelbësore e gjithë procesit.

Kujdesi pas depilimit për lëkurë të ndjeshme

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të rritur komoditetin e klientit për lëkurë të ndjeshme ndaj dyllit. Një losion i mirë pas depilimit (si kremra të pasura me veti shëruese) do t’i ndihmoj klientët të pushojnë duke e qetësuar zonën e ndjeshme. Përveç kësaj, kremrat anti-inflamatore dhe antioksidante, do të plotësojnë një depilim cilësor në zvogëlimin e rreziqeve të irritimit.

Komunikimi midis estetistes dhe klientit vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm edhe pas depilimit. Meqenëse nuk do të jemi pranë për t’u siguruar që klienti qëndron larg kozmetikës kimike, pishinave dhe rrezeve të diellit, paraprakisht ua theksojmë rëndësinë e këtyre masave paraprake dhe ua kujtojmë që të mbajnë një rutinë ujësuese/hidratuese për të ujësuar/hidratuar lëkurën.

Siç mund të shihni, ka shumë alternativa për të depiluar në mënyrë të sigurt lëkurën e ndjeshme. Me trajtimin e duhur, lëkura lehtë mund të mbetet e lëmuar dhe e shëndetshme për një kohë të gjatë dhe klientët më në fund mund të ndalojnë së shqetësuari për rritjen e qimeve në vende të padëshiruara. /Telegrafi/