LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga dy “ukrainasit”! Si i vodhën mijëra euro në pikën e këmbimit në Shkodër

Kujdes nga dy “ukrainasit”! Si i vodhën mijëra euro në pikën e këmbimit në Shkodër

Një grabitje është denoncuar nga një pikë e këmbimit valutor në qytetin e Shkodrës, pronarët e së cilës kanë ngritur alarmin për dy shtetas që prezantohen si ukrainas dhe kryejnë vjedhje.

Sipas denoncimit të tyre, dy shtetasit e huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në pikën e shërbimeve në Shkodër pasi fillimisht kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme.

Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, punonjësi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt ti dorëzonin kartëmonedhat që do këmbenin.


Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por që brenda nuk kishin para.

Policia e Shkodrës sapo ka marrë denoncimin ka kryer këqyrjen e kamerave të sigurisë edhe në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që realizuan vjedhjen.

Ndërkohë në pamjet që pika e shërbimeve ka shpërndarë online duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori