Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!

Ngjyra e kaltër në thonj tregon problemet me mushkëritë dhe aneminë, derisa thonjtë e gjelbër janë shenjë e infeksioneve kërpudhore
Trashja e ndërgishteve është karakteristikë e diabetit, ndërkaq ndryshimi i formës së thonjve mund të tregojë edhe sëmundjen vdekjeprurëse idiopatike të fibrozës mushkërive.
Përveç formës së thonjve, te fibroza idiopatike e mushkërive shfaqen edhe gishtat e trashë.
Sëmundjen e mushkërive e tregojnë edhe thonjtë e verdhë. Ata janë të lidhur edhe me çrregullimet e drenazhit të limfatik dhe artritit reumatoid.
Ndryshimet më të shpeshta të thonjve janë pikat e bardha dhe linjat të cilat mund të shfaqen për shkak të helmimit, sëmundjes së Hodkinit apo ndaljes së zemrës. Mirëpo ndryshimet nuk është e thënë patjetër të jenë të rrezikshme, mund t’i pengoni me ushqim të rregullt.
Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të çojë deri te shfaqja e njollave specifike të bardha në thonj. Zinku është i nevojshëm për rritje të qelizave. Mund ta gjeni në produktet siç janë: peshku, frutat e detit, vezët dhe farërat, transmeton Telegrafi.
Për thonjtë e brishtë shpëtim janë thartirat yndyrore omega-3. Ato “lyejnë’ thonjtë dhe u japin shkëlqim të shëndetshëm.
Për fortësinë dhe elasticitetin e thonjve pasurojeni ushqimin me proteina – mish, peshk, sojë dhe drithëra integrale.
Shfaqja e vijave vertikale në thonj është shenjë e mungesës së hekurit, ndërkaq në trup e fusni duke konsumuar mish të kuq, peshk dhe vezë.
Pikat e bardha, njollat apo vijat
Mund të jenë shenjë e mungesës së zinkut apo proteinave në trup, e sëmundjeve të zemrës, problemeve me mëlçinë dhe veshkat.
Thonjtë e çarë, të verdhë dhe të gjelbër
Tregojnë mungesën e vitaminës E, qarkullimin e keq të gjakut, mbylljen e limfës, problemet me mëlçinë, frymëmarrjen, diabetin, infeksionin kërpudhor apo politurën e tepërt.
Thonjtë të cilët lakohen lehtë
Thonjtë e këtillë janë shenjë e mungesës së hekurit, ndërsa tregojnë edhe probleme me lukthin, zorrët dhe gjëndrën tiroide.
Thonjtë të cilët lakohen në majë të mollëzave
Tregojnë problemet me zemrën dhe mëlçinë, problemet me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e vitaminës B12.
Thonjtë të cilët janë shumë të zbehtë
Tregojnë mungesën e vitaminës B12, punën e keqe të mëlçisë, problemet me veshkat, aneminë, mungesë të mineraleve apo tepricë të bakrit.
Njerëzit me qarkullim të keq të gjakut më shpesh kanë infeksion kërpudhor në thonj
Infeksioni kërpudhor në thonj më së shpeshti shfaqet te njerëzit e moshës mbi 30-vjeçare, mirëpo më e shpeshtë është te meshkujt sesa te femrat.
Mund të shfaqet edhe te personat me diabet, te njerëzit me imunitet të dobësuar, me qarkullim të keq të gjakut apo te ata të cilët kanë psoriazë në thonj, mirëpo edhe te njerëzit me prirje trashëguese të zhvillimit të infeksionit kërpudhor. Më i shpeshti është problemi dermatologjik i thonjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit