LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Drejtimi i flokëve me hekur është një katastrofë nëse i bëni këto gabime!

Kujdes! Drejtimi i flokëve me hekur është një katastrofë nëse i bëni këto gabime!

Drejtimi i flokëve me hekur për hekurosje është pothuajse i pashmangshëm sot

Me hekurosje flokët bëhen më të lëmuar dhe më me shkëlqim, por kini kujdes!


Jo gjithçka është aq e mrekullueshme! Për të shmangur shkatërrimin, lexoni këtë tekst!

Nuk ka asnjë grua që nuk ka provuar të hekurosë flokët e saj të paktën një herë. Çdo qime qëndron në vendin e saj, drejton edhe kaçurrelat, por ka edhe një anë të errët.

A ia vlen rregullimi i këtillë i flokëve? Cilat janë shanset për të dëmtuar flokët dhe a mund të aplikohen shpesh? Kjo i intereson shumicës prej nesh.

Ju mund të lexoni të gjitha gabimet që bëni dhe rregullat e hekurosjes së flokëve në këtë tekst.

Gabimi 1: Nuk i trajtoni flokët

Mbajtja e flokëve të shëndetshëm dhe të hidratuar fillon përpara se ju t’i drejtoheni piastrën. Trajtojini gjithmonë flokët tuaj kur janë të lagur me një spërkatës mbrojtës ndaj nxehtësisë, si një mburojë kundër temperaturës së lartë. Nëse nuk bëni këtë, ju do t’i shihni dëmet e mëdha të flokët më vonë.

Gabimi 2: Për ju, temperatura më e mirë është ajo më e lartë!

Vetëm sepse piastra juaj ofron mundësinë e 450 gradëve, kjo nuk do të thotë se ju duhet ta përdorni atë. Nuk këshillohet as nxehtësia më e ulët sepse kështu ju thjesht humbisni kohë, por ama nëse do flokë të butë dhe të shëndetshëm, qëndroni në 300 gradë nxehtësi sa më shumë të mundeni.

Gabimi 3: I drejtoni flokët kur janë ende të lagur

Shihni avull apo dëgjoni kërcitje të vogla në flokë? Ndaloni menjëherë. Flokët tuaj duhet të jenë plotësisht të thatë para se të filloni. Nëse nuk ndiqni këtë këshillë, rrezikoni një dëmtim të përgjithshëm të tyre.

Gabimi 4: Nuk i ndani flokët në seksione

Nëse i drejtoni flokët me piastër në pjesë shumë të mëdha, ju nuk do të mund të depërtoni tek të gjitha qimet e flokut. Filloni me katër ose më shumë seksione dhe përqendrohuni tek ato vetëm pak kohë.

Gabimi 5: Nuk përdorni krehër

Përpara se të aplikoni nxehtësinë në çdo seksion, krihini flokët për të shmangur çdo nyje që mund të jetë krijuar. Kjo do ta bëjë procesin e drejtimit të flokëve shumë të lehtë dhe ju s’do të kaloni sërish në seksione të caktuara.

Gabimi 6: Nuk e pastroni kurrë piastrën!

Pas përdorimit të përsëritur, ju thjesht imagjinoni se sa papastërti, yndyra apo pluhur grumbullon ajo. Kur të keni përfunduar punë dhe ajo të jetë e ftohtë, bëni një pastrim të butë përgjatë pllakave me ujë të ngrohtë ose fërkojeni me alkool. Përdorni pambuk për të pastruar edhe vendet më të vogla.

/Telegrafi/