Mjeshtëria e mjekëve të Qendrës laserike të trajtimit të syve në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera të Kosovës po se po por edhe teknologjia që është në këtë qendër është e përsosur. Në këtë Qendër siç merret vesh bëhen trajtime të syve aso fare që janë të rralla në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu në këtë qendër merret vesh se me punë synojnë t’i kontribuojnë zhvillimit të prestigjit të Kosovës, natyrisht duke u ndihmuar qytetarëve të Kosovës ata me siguri i bëjnë reklamë edhe vetes, sepse njerëzit flasin për përvojat e tyre, gjithsesi edhe gazetarët janë ata që i bëjnë publike rezultatet e gjithsecilit pra edhe të “Kubatit”.
Tash e sa kohë në Prishtinë si edhe në disa qytete të tjera të Kosovës ekziston, vepron dhe punon me plotë sukses Qendra laserike e trajtimit të syve, madje disa intervenime që aplikohen në këtë qendër, për here të parë në Kosovë besa edhe më gjerë. Njeriu pa ndonjë qëllim të trajtimit të syrit të tij mund të shkoj në këtë qendër dhe për kureshtje të shikoj brenda në ambientet e kësaj qendre. Posa të hyjë njeriu brenda ka për tu befasuar nga pritja e shkëlqyer e personalet në zyre të pranimit. Të gjithë ata që vijnë në këtë qendër për nevoja të tyre po sa të lajmërohen tek sporteli i pranimit e deri te momenti që i vjen koha për të shkuar tek ordinanca e mjekut të caktuar, njeriu ka mundësi të akomodohet në ulëset shumë komode dhe të përshtatshme për të qëndruar në to për disa minuta. I sëmuri apo përcjellësi i të sëmurit ka mundësi të freskohet nga aparati automatik me ndonjë pije qoftë të nxehtë apo të ftohtë.
Brenda në ordinancë të pretë mjeku, posa hyn njeriu brenda ka për tu mahnitur me mirëpritjen e mjekut, në rastin konkret me mirësjelljen e dr. specialist Burim A.Zhuri, i cili me një gjuhë të ëmbël të pret dhe të pyet se çfarë halli të ka sjellë këtu. Posa të dëgjon mjeku Burim se pse ankohesh dhe çfarë derti ke me sy, ai shumë qartë, ëmbël dhe në mënyrë shumë profesionale të ofron përpara aparatit tek i cili do të shikojë se çfarë problemi ka njeriu në sy, shpjegimin që ta jep dr.Burimi është aq bindshëm sa çdo hamendje dhe shqetësim të hallexhiut ai me fjalë që në fillim ia largon, madje të jep besim se me një bashkëpunim të ndërsjellë suksesi i kurimit të syrit apo i syve do të jetë i suksesshëm.
Kështu po ngjet edhe me mua autorin e këtij shkrimi. Unë trajtimin tim e kisha filluar në një qendër tjetër madje te një mjek ndër më të mirët në Chikago të Amerikës besa edhe më gjerë, te mjeku Senad Osmanoviq, mjek amerikano-boshnjak. Te ky mjek më kishte dërguar një boshnjak tjetër, Sadik haliloviq, dhëndër i Kosovës.
Doktor Burimi për të cilin më përpara nuk kisha dëgjuar më pranoi në ordinancë dhe më pyeti se çfarë halli kam. I thash doktorit se si pasojë e diabetit shikimi në sy më është vështirësuar dhe se për këtë derisa isha në Amerikë e fillova trajtimin e syve. Ia tregova raportin e mjekut të sipërpërmendur, pasi e shfletoi faqe për faqe tërë raportin, doktor Zhuri me një kulturë të të folurit të jashtëzakonshëm më sqaroi atë që ai e vërejti tek sytë e mi. Bisedë e sipër doktor Zhuri më bindi që trajtimin e mëtutjeshëm ta bëjë në këtë qendër dhe tek doktori Zhuri.
Erdhi dita e trajtimit përkatës. Në zyre të pranimit u paraqita, personeli menjëherë u angazhua që motrat përkatëse të më trajtojnë për pjesën që u takon atyre. Posa hyra në ordinancën e mjekut Burim Ahuri, mu drejtua me fjalë të ëmbël: Si ndihesh sot, pas kontrollit me aparate të sofistikuara ai i shikoj edhe ato raporte që i solli një mjek tjetër që t’i shoh edhe një herë dr. Burimi. E po ne sot do ta fillojmë trajtimin e syrit me gjilpërë “Aleja” për t’ia hapur rrugën intervenimit laserik. I them në rregull doktor Burim, për këtë hapë jam gati, dhe kam besim në “mjeshtrin e juaj”.
Motra e cila ishte e caktuar për të më dërguar në sallën e operacionit me një dashamirësi të madhe dhe plotë kulturë të punës së mrekullueshme më mori mua bashkë me një hallexhi tjetër nga Peja e na dërgoi me ashensor në sallën parapërgatitore, në të vërtetë posa dolëm nga ashensori ne u zbathëm dhe në këmbë i mbathëm “çorapet e najlonit” për tu shmangur ndonjë “virusi eventual”, posa i mbathëm ato “çorape” hymë në sallën parapërgatitore për operacion. Aty posa u ulëm motra kërkoi nga ne që të veshim nga një mantel dhe ta vendosim një kapelë përkatëse në kokë për të mundur doktori të merret me punën që duhej bërë në sytë tanë. Gjatë pritje disa minutshe motra nëpër sy na qiti medikamentet përkatëse dhe pas pak më ftoi mua të hyjë në sallë të operacionit, hyra brenda më shtrin në shtratin përkatës për tu bërë operacioni përkatës nga ana e doktor Burimit. Derisa isha i shtrirë në shtrat, dy motra shumë të sjellshme ma pastruan pjesën përreth syrit si edhe syrin, ma vendosëm një “mysheme” dhe pas disa sekondave erdhi mjeku dhe me fjalë të “ëmbla” më tha: Zotëri Ceni a jeni gati sepse unë jam gati që t’i rrekem punës. Po i them doktor Burim. Puna e doktor Burimit zgjati disa minuta, më pastaj motrat ma larguan “myshemen” dhe ma pastruan syrin me një “ujë dezinfektues” dhe më than të ngritëm në këmbë. Intervenimi në sy ishte i suksesshëm, pra pa më shkaktuar as më të voglën dhembje.
E pra kjo ishte një përvojë e trajtimit të syrit që aspak nuk është larg qendrave më të njohura botërore të trajtimit të syve, bile bile doktori Burim Zhuri me të drejt mund të them se është në një rang me doktorët më të njohur botëror sa i përket sëmundjes së retinës së syrit dhe jo vetëm të retinës.
I lumtë Doktor Kubatit për themelimin e kësaj qendre si edhe për organizimin besa edhe për angazhimin e mjekut Burim Zhuri në këtë qendër.
Autori i këtij teksti, Cenë Pushkolli është gazetar i vjetër dhe ka kryer operimin me laser të syrit në qendrën laserike Kubati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian