LAJMI I FUNDIT:

Kuajt detyrohen të lëvizin mbi flakë, në ceremoninë e ‘pastrimit’ të festivalit spanjoll (Video)

Kuajt detyrohen të lëvizin mbi flakë, në ceremoninë e ‘pastrimit’ të festivalit spanjoll (Video)

Për çdo janar, në qytezën San Bartolome de Pinares në Spanjë, banorët e guximshëm i kalërojnë kuajt nëpër flakë, në festivalin 500-vjeçar të njohur si Las Luminarias.

Tradita e lashtë spanjolle, zhvillohet për nderë të mbrojtësit të kafshëve, Saint Anthoni që shënohet në natën e 16 janarit, ditëlindjes së tij, transmeton Telegrafi.


Kjo ceremoni me zjarre dhe tym, besohet se i pastron kuajt dhe i mbron nga çdo sëmundje në vitet që vijnë.

Pamjet e mahnitshme i tregojnë kalorësit e maskuar, teksa lëvizin detyrojnë kuajt të lëvizin me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta. Deri në mesnatë, ata lëvizin edhe nëpër shumë ndalesa, ndërsa më pas fillojnë festimet me këngë dhe pije, deri në mëngjes.

Para se të fillojnë kalërimin nëpër flakë, kuajt lagen me ujë që të mos digjen, ndërsa banorët pretendojnë se kafshët tashmë janë mësuar dhe nuk i frikësohen flakëve.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, pretendojnë se është ‘abuzim i pastër ndaj gjallesave të pafajshme’. Gjatë festimit të vitit të kaluar, organizatorët i kanë ftuar dy veterinerë dhe disa njohës të kafshëve, nga frika se mund të ndodhë ndonjë e papritur.

Origjina e vërtetë e Las Luminarias nuk dihet, por besohet se daton që nga mesjeta, ndërsa konsiderohet se është krijuar në kohën kur kafshët vdisnin prej sëmundjeve të pa pritshme dhe në mënyrë të pashpjegueshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori