Vende të tjera, zakone të tjera? Me sa duket po…
Në një sondazh të zhvilluar me 369 azilkërkues në Gjermani nga 11 vende të botës, mes tyre edhe azilkërkues nga Shqipëria, konstatohet se migrantët shohin dallime të mëdha kulturore me vendin nga vijnë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Sondazhi u zhvillua nga Këshilli i Ekspertëve për integrimin i Fondacioneve Gjermane dhe Fondacioni Robert Bosch në Berlin, në një hapësirë kohore nga korriku 2017 deri në janar 2018, me azilkërkues që kanë ardhur në Gjermani nga viti 2014.
Një nga temat kryesore ku migrantët vënë re dallime është qëndrimi ndaj homoseksualitetit. Kështu, nëntë nga dhjetë të anketuar besojnë se për gjermanët është e “rëndësishme” ose “shumë e rëndësishme” që heteroseksualët dhe homoseksualët të kenë të njëjtat të drejta. Në vendin e tyre të origjinës, thonë të anketuarit, kjo ka rëndësi për vetëm afër 30 për qind të njerëzve. Në anketim, gati 40 për qind e të pyeturve që i kanë parë këto dallime e kanë “të vështirë” ose “shumë të vështirë” të pajtohen me këtë. Kjo ishte vlera më e lartë e anketimit.
Shumë migrantë të anketuar janë po ashtu të mendimit se njerëzit në Gjermani nuk u japin respektin e duhur anëtarëve të moshuar të familjes dhe nuk kujdesen sa duhet për ta. Gati një e treta e të anketuarve janë të këtij mendimi. Sipas tyre, ky respekt është më i madh në vendin e prejardhjes. Po ashtu, të anketuarit janë të mendimit se familja në Gjermani nuk ka atë rëndësi që ka në vendin e tyre.
Megjithë dallimet që perceptojnë migrantët nga ana kulturore dhe në barazinë gjinore apo të njerëzve, shumica e të anketuarve (afër 80 për qind) janë përgjigjur se nuk kanë probleme të mëdha me këto dallime kulturore.
Ky anketim nuk është përfaqësues për të gjithë refugjatët në Gjermani, por ai reflekton vendet kryesore nga vijnë refugjatët. Personat e anketuar vijnë nga Shqipëria, Afganistani, Egjipti, Eritrea, Iraku, Nigeria, Irani, Pakistani, Somalia, Siria dhe Tunizia. Autorët e studimit rekomandojnë që tema të tilla të dallimeve kulturore të trajtohen më fort në kurset e integrimit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
GJUHA SHQYPE

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fjalimi i Skënderbeut!?
Individualizmi ynë i mjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania