LAJMI I FUNDIT:

Ku është Hillary Clinton?

Ku është Hillary Clinton?

Më 8 nëntor 2016 është rrënuar bota e Hillary Clintonit. Ajo humbi zgjedhjet presidenciale, që për një kohë të gjatë dukej e pamundur. Fitoi kundërkandidati i saj, Donald Trump. Ajo heshti një kohë të gjatë. Më në fund pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe faktin që “Donald Trump do të jetë Presidenti i SHBA-së.” Por, ku është ajo sot dhe me çfarë merret?

Prej humbjes në zgjedhjet presidenciale, Clinton është vetëm një qytetare e thjeshtë. Ajo është larguar nga opinioni. Disa herë janë botuar fotografi të saj duke shëtitur nëpër mal me burrin e saj Bill Clinton dhe qenin e tyre.

Nga Hillary Clinton mund të lexoheshin vetëm ndonjë përshëndetje për festa, të dërguara me Twitter. Por, ka pasur edhe disa deklarata të qarta kundër politikës së Trumpit, si ato kundër ndalimit të futjes në SHBA të shtetasve myslimanë nga disa vende.


Ajo thotë se ka dashur të heshtë edhe më gjatë. “Por, politika e Trumpit nuk e lejon”, ndaj me humor shton se ka vendosur “të dalë nga ‘mali’” dhe të prononcohet për gjërat.

Hillary Clinton ka filluar të shkruajë një libër për fushatën paraelektorale, që është një proces i rëndë për të. Por, gjysmë viti pas zgjedhjeve e ka të qartë se tani është vetëm një qytetare e thjeshtë, aktiviste dhe pjesë e rezistencës.

Edhe më tej ajo beson se afera e e-maileve është shkak për humbjen e saj në zgjedhje. Vetëm disa ditë para votimit, shefi i FBI-s[, James Comey, kishte paralajmëruar hapjen e hetimeve të reja kundër saj. Disa ditë më vonë tha se nuk ka nevojë për hetime, por kjo kishte efektin e vet. Clinton thotë se arsye për humbjen e saj është pikërisht kjo aferë:

“Kam qenë një hap para fitores, por gjërat kanë ndryshuar pas letrës së Comeyt dhe botimit në WiikyLeaks-in rus. Njerëzit që kanë dashur të votojnë për mua janë frikësuar”, thotë ajo.

Tani shumëkush merret me analiza se çfarë do të ndodhte sikur Clinton të kishte fituar, ndërkohë që edhe Trumpi ofron gjithmonë material për barsoleta.

Nga mesi i majit, Clinton është kthyer në skenë. “Onward together” quhet organizata që ka themeluar. Ajo do të mbështesë lëvizjet qytetare që i bëjnë rezistencë Trumpit. Por, do të mbetet në sfond – larg projektorëve – dhe do të ndihmojë të tjerët.

Shumëkush mendon se Hillary Clintonit i ka kaluar koha. Por, fjalët e saj pëlqehen nga miliona amerikanë. Ajo kërkon nga njerëzit që të rezistojnë, të jenë të vendosur dhe të angazhohen për çështjet e tyre. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Amerika
Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Amerika
Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Amerika
Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Bullgaria
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori