LAJMI I FUNDIT:

Kthehet nga rruga, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë vë duart në kokë

Kthehet nga rruga, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë vë duart në kokë

Euronews Albania ka siguruar një tjetër video, pasi Arsen Muskurti vrau me armë vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin një ditë më parë në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara, autori shfaqet i penduar para biznesit ku kreu edhe krimin e rëndë. Ai kthehet nga rruga dhe vendos duart në kokë. Veprimet e tij tregojnë se ai ndodhet në gjendje të tensionuar.

Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.


Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.

Vrau vëllanë dhe kunatën, gjendet arma e autorit
Lexo po ashtu Vrau vëllanë dhe kunatën, gjendet arma e autorit

Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.

Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë ditën e sotme.

Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.

Si autori edhe viktimat, ishin praktikantë të fesë islame. Sipas informacioneve, kjo agjenci koordinonte dhe sponsorizonte udhëtimin drejt Arabisë Saudite të besimtarëve të fesë islame.

Nuk dihen arsyet se përse Arsen Muskurti e kundërshtonte veprimtarinë e vëllait dhe kunatës së tij.

Pas disa orë kërkimesh, autori është arrestuar nga policia në zonën e “5 Majit”. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori