Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, i ka kthyer mbrapa presidentit malazez, Milo Gjukanoviq kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Është dashur të diskutohet për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, mësohet jozyrtarisht portali RTCG pas kolegjiumit të presidentit.


Siç u tha, arsyeja për këtë është se kërkesa nuk ishte ligjërisht korrekte.

Screenshot 2 70

Në sqarim thuhet se është bërë gabim procedural për shkak se presidenti malazez nuk ka paraqitur propozim për vendim që duhet votuar.

Më 20 shtator, Gjukanoviq i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit propozim për shkurtimin e mandatit të mbledhjes së 27-të të Parlamentit të Malit të Zi, duke njoftuar njëkohësisht se ka refuzuar propozimin e shumicës së vjetër parlamentare për pranimin e Miodrag Lekiqit si mandatar të ri për krijimin e Qeverisë.

Ndryshe, disa parti parlamentare kishën krijuar shumicë të re pas shkarkimit të kryeministrit, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/