LAJMI I FUNDIT:

KSL: Të zgjidhjet kriza dhe të ruhet unitetit i shtetit

KSL: Të zgjidhjet kriza dhe të ruhet unitetit i shtetit

Konfederata e sindikatave të lira të Маqedonisë (KSL) shpreh shqetësim për krizën politike dhe kërkon zgjidhje të shpejtë për dalje nga gjendja e tanishme dhe stabilizimi i shtetit sipas të gjitha bazave me angazhim maksimal nga të gjithë faktorët përgjegjës në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

KSL thekson ashpër, të jepet llogari për ruajtjen e bashkimit të shtetit, që është parim themelor i ndërtuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, si dhe barazinë e të gjithë qytetarëve të vendit.

‘KSL-ja fuqishëm qëndron në përcaktimin dhe mbrojtjen e parimeve kushtetuese dhe garancive me të cilat është konfirmuar se vendi ynë është shtet i përbashkët për të gjithë që jetojnë në të dhe sipas kësaj që të gjithë kemi edhe obligim të përbashkët për ta ndërtuar dhe ta ruajmë’, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/