LAJMI I FUNDIT:

KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e Lëvizjes BESA dhe gjashtë të Aleancës për Shqiptarët

KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e Lëvizjes BESA dhe gjashtë të Aleancës për Shqiptarët

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga Lëvizja BESA për rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Siç deklaroi  zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska, nga ankesat e parashtruara nga BESA, janë refuzuar 88, ndërsa një ankesë është tërhequr nga partia. Me kërkesë të Lëvizjes BESA, 84 ankesa janë shqyrtuar si një sepse kanë pohime të njëjta dhe kanë të bëjnë me Komunën e Çairit.

Anëtarët e KSHZ-së, gjithashtu, i kanë hedhur poshtë edhe gjashtë ankesat, nga gjithsej 13 të parashtruarat nga Aleanca për Shqiptarët për votimin në Strugë.


KSHZ pas pranimit të ankesave është e obliguar në afat prej 48 orëve të marrë vendim rreth tyre. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit.

Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq, pas ankesës është e obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori