LAJMI I FUNDIT:

KSHZ deri më tani ka refuzuar gjashtë ankesa të OBRM-PDUKM-së

KSHZ deri më tani ka refuzuar gjashtë ankesa të OBRM-PDUKM-së

Komisioni shtetëror zgjedhor deri më tani ka refuzuar shtatë ankesa të dorëzuara nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni i saj. Në vijim është shqyrtimi i tre ankesave tjera, pritet arritja e dëshmitarëve dhe materialit zgjedhor.

“Tani po shqyrtohet edhe një ankesë, në vijim është ankesa e dhjetë. Mbesin edhe 32 ankesa që ende nuk janë filluar”, informon zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska.

Nga gjithsej 46 ankesa të dorëzuara, OBRM-PDUKM dhe koalicioni kanë tërhequr katër prej tyre, tre para fillimit të seancës së KSHZ-së dhe një gjatë seancës./Telegrafi/