Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara,(OKB) ka nisur sonte seancën e rregullt në New York mbi raportin e punës së UNMIK-ut për periudhën 16 tetor 2018 deri më 15 janar 2019.
Në takimin ndër të tjera është diskutuar edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë, tha se vendosja e kësaj takse është e palogjikshme, ndërkohë që Serbia është përmbajtur nga aktet e njëanshme për shkak të mos themelimit të asociacionit serb dhe vendimit të Kosovës rreth statutit të Trepçës.
“Vendimi për taksën është i motivuar politikisht dhe ka penguar vazhdimin e dialogut. Serbia beson se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha Daçiq.
Sipas tij, masa ndaj produkteve serbe, të cilën e ka cilësuar drakonike, ka pasur për qëllim të vështirësojë jetën e komunitetit serb në Kosovë.
“Ne jemi të përkushtuar në dialog, por ne këtë do ta bëjmë pas vendimit që do të marr Prishtina për heqjen e taksës. Ne i përshëndesim të gjitha shtet që kanë kërkuar heqjen e taksës, por ne kërkojmë që të bëhet më tej presion për heqjen e taksës. Ne nuk do të vazhdojmë dialogun pa hequr taksën. Ne jemi të vendosur që çështja të zgjidhet përmes dialogut, duke e ndjekur kursin e paqes dhe kërkojmë që edhe pala tjetër të përmbahet nga provokimet”.
Ndërkaq, Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku i ka cilësuar si teatër mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Çitaku ka deklaruar se me këtë, Beogradi zyrtar po tenton t’i tregojë përralla dhe tregime të shpikura botës.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, duke folur për taksën ndaj Serbisë, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas fushatës brutale të Beogradit, kundër shtetësisë së Kosovës.
Çitaku duke komentuar deklarimet e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se Gjykata Speciale po i trajton kriminelët e luftës së UÇK-së.
Ajo tha në mbledhjen e OKB-së, se Kosova ka bërë luftë çlirimtare, duke e cilësuar tutje krijimin e ushtrisë si vendim të duhur.
“Vendimi për Ushtrinë ishte i ligjshëm, kushtetues dhe kjo vetëm po krijonte parakushte e një mekanizmi të sigurisë, që mundëson kontributin e Kosovës që të jetë pjesë e aleancave evropiane”, ka thënë Vlora Çitaku.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Tanin ka kërkuar nga dy shtetet, që të gjejnë një zgjidhje për vazhdimin e dialogut në Bruksel.
Ai ka thënë se një gjë të tillë po e pengon edhe taksa e vendosur nga Kosova, për të cilën sipas tij, Prishtina ka vendosur disa kushte, transmeton Telegrafi.
“Para kësaj është e rëndësishme të lëvizin nga pozicionet e tanishme dhe të shfaqin gatishmëri për marrëveshje, duke punuar në tejkalimin e pengesave dhe krijimin e kushteve të nevojshme për vazhdimin e dialogut. Prishtina ka vënë kushte për heqjen e taksës. Qasjet progresive janë esenciale për nisjen e negociatave politike. Duhet bërë më shumë për arritjen e marrëveshjes mesa palëve dhe kjo kërkon përkrahje nga një numër i madh i akterëve, duke përfshirë pjesëmarrjen e grave në dialog”, tha Tanin.
Ndërkaq, përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka kërkuar që Kosova të heq apo pezulloj taksën.
Ka thënë se SHBA-të mbështesin dialogun, por që sipas tij, Kosova duhet ta heq apo pezullojë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës në mënyrë që ky dialog të mos bllokohet, transmeton Telegrafi.
“Për të bërë hapa përpara, për Kosovën nënkupton heqja apo pezullimin e tarifave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, për të siguruar një të ardhme për një prosperitet dhe perspektivë evropiane”, ka thënë Pressman.
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Karen Pierce ka theksuar suksesin që është arritur në Kosovë, ndërsa ka pohuar se nuk duhet të ketë takime kaq të shpeshta të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Pierce ka përmendur tensionet ndërmjet dy shteteve kohëve të fundit, duke përmendur edhe taksën e vendosur nga Kosova.
“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë ngritur gjatë kësaj kohe, dhe na takon të gjithë neve që të shqyrtojmë një zgjidhje potenciale dhe udhëheqësit politikë në regjion të përmbahen nga rritja e tensioneve”, ka thënë ambasadorja e Britanisë në OKB.
Pierce tutje ka thënë se dialogu i Brukselit, duhet të shfrytëzohet për të zgjidhur dallimet.
Duke folur për krijimin e Ushtrisë, ajo tha se Britania është në mbështetje të Kosovës.
Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.
Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.
“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, transmeton Telegrafi.
Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania